Çfarë kërkonte SHBA 5 vjet më parë, nga Adriatik Llalla?

15 Dhjetor 2017, 09:10Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Adriatik Llallës, duket se nuk është thjesht rastësi.

Pesë vjet më parë, SHBA ka investuar fort për ta mbështetur pasuesin e Ina Ramës, e cila ka pasur gjithashtu përkrahjen e ambasadës amerikane, por duket se ka mbetur e zhgënjyer.

Kjo shikohet qartë në një deklaratë të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, shef i së cilës ishte Aleksandër Arvizu, që i kishte dhënë kushte të qarta Adriatik Llallës.

Thelbi i këtyre kushteve ishte hapja e dosjeve të “peshqve të medhenj” për  qeveritarët e akuzuar për korrupsion, për krerët e bandave, por edhe për vazhdimin e hetimeve për 21 Janarin.

Kjo shikohet shumë qartë po të lexosh deklaratën e ambasadës së SHBA-së të 7 dhjetorit 2012.

Deklaratë e Ambasadës së SHBA – 7 dhjetor 2012

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron Z. Adriatik Llalla për emërimin e tij si Prokuror i Përgjithshëm. Do t’i japim mbështetje të plotë përpjekjeve të tij për të kryer në mënyrë agresive ndjekjen penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe shkeljet e zyrtarëve.

Gjithashtu, nxisim që ai të ushtrojë përpjekje maksimale për të përmbyllur me sukses gjyqin e atyre që ishin përgjegjës për dhunën e dënueshme të 21 janarit 2011. Duke punuar me Z. Llalla, Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret me kënaqësi të mbështetet mbi sukseset dhe partneritetin konstruktiv që karakterizoi marrëdhënien tonë me paraardhësen e tij, Znj. Ina Rama”.

Pra shikohet në mënyrë të qartë që amerianët kanë kërkuar nga Llalla që të ecë para me hetimet e nisura nga Ina Rama në atë kohë për abuzimin e zyrtarëve të lartë.

Po kush ishin dosjet e hapura në atë kohë?

“Video-ja Meta-Prifti”, dosja “Gerdeci”, rruga Durrës-Kukës, skandali i naftës virxhin, hetimet e të dy palëve për 21 Janarin.

Por të gjitha këto dosje u mbyllën përfundimisht, çka e bën mjaft të vështirë hapjen e tyre për një kohë të dytë.

Nga deklarata e vitit 2012 shikohet qartë se SHBA ka pasur një limit besimi ndaj Adriatik Llalës, me të cilin kishin bashkëpunuar si kreu i ILDKP-së. Por besimi nuk se ka qenë i plotë, ndaj i kanë vendosur kornizat e një minimum për të ndërtuar besimin mes palëve.

Në 4 vjet Llalla jo vetëm që nuk i zhvilloi dosjet e vjetra, por mbylli edhe të rejat, ndërkohë që në vitin 2016 doli kundër reformës në drejtësi dhe akuzoi ambasadorin amerikan në Tiranë si “njeri të Sorosit”.

Fundi tashmë dihet…

6 komente në “Çfarë kërkonte SHBA 5 vjet më parë, nga Adriatik Llalla?”

  1. analisti says:

    Te shohim keta pasardhesit e Lalles cfar edo bejne. i pari qduhet te behet shebull duhet te jete vete Llalla.

    1. adi says:

      u be 4 vjet buje zhurme debat tallje trapi etj etj per reformen ne drejtesi dhe si perfundim
      prokurori i pergjithshem i “perkoheshem” do zgjidhet
      a) nga parlamenti jo nga keshilli i larte i prokurorise sic ishte ne ligj
      b) pa veting
      c) do zgjidhet me me pak vota se sa u zgjodh adriatik llalla
      pra shkurt mbas suksesit te rilindjes me ministrine e brendshme ,me shendetesine ,me rruget , debimi i shqiptareve si kafshe ne rruget e europes, me permbytjet, me lojrat e fatit etj etj tashme suksesi i fundit reforma ne drejtesi qe e con shqiperine me keq se sa ishte ne kohen e berishes.
      me tallje trapi se kaq nuk mund ti bente asnje pushtues ketij populli
      dhe ne fakt ky popull e meriton .
      PS: ky ambasadori e ka sqaruar ndonjehere perse llalla duhet te pushonte hetimin ndaj bankers ???????dhe perse ambasadori zyrtarisht i kerkonte prokurorit te pergjithshem te mbyllte hetimin mbi demin e shkaktuar nga kjo kompani shtepive dhe jeteve te ca fshtareve te varfer shqiptare?????? nejse ne nje vend te mare fund eshte shume te kerkosh gjera te tilla

  2. nari says:

    M qarte se kaq nuk mund te thuhet!

  3. Tralala says:

    Mire e ke por Llalla, ata para tij dhe keta pas tij nuk mund te akuzojne ata qe i emerojne. Politikanet tane, kupola e krimit, duke emeruar Kryeprokurorin behen te paprekshem.

  4. Fatosi-kosove says:

    Do te thot kjo se edhe para 5 vitesh paska pasur krim te organizuar!!!
    Quditerisht amerikanet edhe tash si ateher kunder krimit te organizuar,siq edhe europianet e qe gati te njejten gje po e ban edhe qeveria Rama,pra amerikanet nuk paskan qene as ateher kunder llalles,duke u shprehur qarte se jane asnjejes ne kete qeshtje vetem se prein rezultate ndaj krimit dhe siq i paskan renditur ata disa ngjarje ate kohe por qe edhe ish opozita kerkonte çdo dite,e siq paskan thene amerikanet ateher presim bashkepunim te sinqerte si ma paraardhesen,pra ky na qenka shkaku kryesor spe opozita e bashkuar e bere lesh kundershton zgjedhjen e nje tjeter kryeprokurori dhe kerkon me çdo kusht mbajtjen e llalles sepse ky me sukses i ka ruajtur kerkesat e atyre qe e kane zgjedhur ateher qe tmos i akuzoj kurre vrasesit dhe kriminelet e vertet e qe atekohe ishin pushteti sot jane opozita qe po vetdeklarohen si te tille,prandaj tash e kater vjet orvaten te krijojne skandale kunder Rames dhe qeverise,por siq duket as ne kete rol nuk kane sukses sepse jane bere regjisor pa e marre titullin e regjisorit,e sa per vrases nuk ju eshte dashur asnje shkolle,ka mjaftuar te jene kriminel dhe te kene pushtet,tash luje mac kryet e bullit ose vrima e miut 300 grosh.

  5. edi says:

    JJane gabimet e klases politike ne Shqiperi qe pranojne qendrimin e te huajve jo si ambasadore por si guvernatore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje