“Bombat” që mund t’i plasin Bashës në dorë

16 Dhjetor 2017, 18:38Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Prej disa javësh opozita është futur në një spirale haluçinante kërcënimesh, duke lënë të kuptohet se ka në dispozicion dosje që do të trondisin politikën shqiptare. Njerzit e saj u thonë gazetarëve se tashmë Gjushi i Durrësit është kapur duke dhënë pasuri publike në këmbim të votave. Eksponentë të lartë janë gati të vënë bast se Lala i Elbasanit është përgjuar me kriminelë.

Këtyre fjalëve të korridoreve u jep vulën e vërtetësisë edhe vetë Lulzim Basha, i cili shfaqet herë në tribunën e parlamentit dhe herë në atë të selisë blu, për të deklamuar: “Do ta shihni se çfarë do të dalë së shpejti”.

Por, prej javësh asgjë nuk ndodh dhe idhtarët e opozitës kanë filluar të lodhen nga kjo lojë kukamëshefti, që më shumë i ngjan një shantazhi.

Pikërisht kjo, frika se mos gjithçka po përdoret për shantazh, është rreziku më i madh që mund të zhvlerësojë edhe denoncimet që janë bërë deri më tani, edhe ato që premtohen të bëhen në të ardhmen.

Këtë ndjenjë të keqe e përforcon edhe më shumë mënyra se si janë sjellë dy partitë tona të mëdha, me skandalet që kanë pasur në dorë.

Po të shohim tani, menjëherë pas shpërthimit të aferës Tahiri, socialistët janë hedhur në një sulm frontal për të zhvendosur vëmendjen drejt mendësisë: “Të gjithë jemi njësoj”.

Të tronditur fort nga dosja italiane e Habilajve, ata po ngrejnë njhë stuhi në gotë për paratë që Lulzim Basha ka paguar në SHBA për lobing, për mënyrën se si qeveria Berisha ka privatizuar Rapiscanin, për kulisat si u mbyll nga Prokuroria privatizimi i dyshimtë i CEZ.

Natyrisht në gjithë këtë zhurmë ka pak vullnet për të bërë drejtësi. Nuk ka budalla në këtë vend që nuk e di se si paguhen para të zeza për lobing, nuk ka njeri që mbeti t’a mësojë sot aferën korruptive të Rapiscan, apo milionat që dolën nga bankat menjëherë pas privatizimit të CEZ.  Edhe rilindasit aty i kanë patur prej 5 vitesh dhe nuk e kanë vënë ujin në zjarr për to.

E po të zbresësh më larg në kohë, njësoj kanë vepruar edhe demokratët kur ishin në pushtet. Sapo plaste skandali i Gërdecit, ata nxirrinin të parët dokumentët e lejeve të ndërtimit për të treguar se Delijorgji qe i Ramës. Sapo një investitor pakistanez akuzonte vajzën e Berishës, makineria e propagandës së PD fillonte fliste për pallatin e paligjshëm të Linda Ramës. Dhe çuditërisht sapo njëra palë e ulte rritmin, edhe denoncimet e krahut tjetër shuheshin si me magji.

Pikërisht këto raste paralele dhe dhjetra të tjera si këto, kanë krijuar në publik idenë se të gjitha krahët e politikës shqiptare as nuk kanë dërmend t’i zbardhin skandalet e njëri-  tjetrit, as nuk kanë ndërmend të bëjnë drejtësi, as nuk kanë qëllim t’i shkojnë deri në fund të vërtetës.

Ato kanë lënë prej kohësh përshtypjen se gjithçka e mbajnë të arkivuar, vetëm si shantazh ndaj kundërshtarit, apo si gurin e fundit për të mbuluar mëkatet e veta.

Kjo bindje e krijuar prej vitesh është mallkimi më i madh për skandalet e papublikuara që opozita pretendon se disponon. Cilado qoftë arsyeja që ajo i mban në sirtar, cilado qoftë axhenda që ka planifikuar, apo cilido të jetë përfitimi politik që kërkon të nxjerrë prej çështjeve që i përkasin drejtësisë, ajo rrezikon të korruptojë ndejshëm efektin e “bombave” që ka në dorë.

Ç’do ditë që kalon në heshtje, është një “boomerang” për Lulzim Bashën. Ç’do ditë që ai mban të fshehur nga publiku i gjërë, atë që pretendon se di, është një minus në besueshmërinë për të. Ç’do ditë që i kalon pa nxjerrë provat është një krim edhe më i madh, sesa ajo që mendon dikush: se ai nuk ka pasur asnjë dosje dhe ka bllofuar që prej dy muajsh.

Prandaj, pas gjithë këtyre kohëve, Basha nuk i ka lënë vetes alternativë tjetër: ai ose duhet të flasë konkretisht, ose duhet të heshtë njëherë e mirë.(Lapsi.al)

20 komente në ““Bombat” që mund t’i plasin Bashës në dorë”

  1. Life is game says:

    Endi! Po behesh maskar.a.
    Rapiscani eshte histori amerikane! Eshte ne duarte e amarikaneve. Jo te partive politike ne Shqiperi. Mesa duket e dine qe me denoncimet partive politike nuk ndodh gje. Mirpo skena e drames drejtesi duhet hapur. Me nje ceshtje qe eshte teresisht ne duarte e usa. Pra te filloj te te cthuret topi i leshit. Pra i pari berisha. RAPISCAN eshte gracka ku Shpirti i mberishes kapet si laraska.
    Ketu eshte maskar yt endi. E fsheh kete ceshtje si ceshtje shqiptaresh. Ne nuk jemi budallenje. Turp te kesh masko! Prokurori i perkoheshem kete ka ceshtje te pare. Eshte prova per vijushmerine e tij.

  2. Nje dite nga luli do te ndegjojme se mushka me emrin sali ka pjellur,dhe trushplaret do ta besojne dhe analistat do diskutojne se si ndodhi cudia ne vendin me te cuditshem ku kriminelet dhe hajdutet akuzojne njeri tjetrin, dhe jeta vazhdon e pasuria shtohet e nga ana tjeter varferia rritet.
    Mushka sali tregon histori me qent e sheqeres dhe trushplaret gajasen me barsaletat e kriminelit
    Dhe grupi i bushateve lubonjeve mblidhen tek ballkan kazan nen drejtimin e thuthuqit qe drejton kazanin dhe ben corben e prishur per trushplaret.
    O bushat me mire shko meri ndonje interviste gjyshes vito se eshte me e zgjuar se sa ty.

    1. joel shkodra says:

      Life is game: per prokurorin e perkohshem a do te jete çeshtje nga te parat edhe çeshtja Tahiri, apo do te mbyllet? Apo do te hapen vetem dosjet e nje krahu e do te mbyllen te krahut tjeter? Keshtu do te vazhdojme gjithnje ne Shqiperi? Apo te presim nje ambasador tjeter qe te na thote te hapen te gjitha dosjet. Perse duhet te presim nga te huajt?

      1. @autori says:

        @Joel
        Shume e thjeshte pergjigja e pyetjes tende: Sepse ne nuk jemi ne gjendje ta bejme vete..

    2. joel shkodra says:

      Mire barcaletat e Sales se kemi shume vjet qe i degjojme dhe, ne fund te fundit, tanime nuk kane asnje rendesi se eshte nje opozite e mbaruar, po batutat e “kokeministrit” a i degjon? A e sheh sa mire drejtohet shteti me batuta e me humor? A e sheh sa me humor, gazmore e te lumtur jemi te gjithe duke degjuar keto batuta? Jemi populli me gazmor e i hareshem ne bote sepse udhehiqemi nga nje “kokeminister” qe na gajas me batuta. Na e ka zili gjithe bota.

  3. Kombi says:

    ME KETO CIC ,MICE VETEM DISKRETITOHEN TE DYJA PALET , ASGJE TJETER NUK BEJNE . POPULLI KETO QE BEJNE ATA I DINE TE GJITHA ,POR JANE NE PRITJE, QE ATA NJE DITE TE GJYKOHEN PER TE GJITHA ZULLUMET E TYRE .

    1. floriri i Bençes says:

      Je e para viktime e Bushatit, ky eshte qellimi i shkrimeve te ketij kelyshi te bastardeve te bllokut, te shpelaje trurin e miletit, t’i beje te besojne se te gjithe jane njesoj, duke i ardhur keshtu ne ndihme Berishes, ish mjekut personal te gjyshit te vet.

  4. shkodra says:

    Bushat:
    Stuhi ne gote eshte 1 miljone dollare pa origjine burimi?
    Stuhi ne gote eshte Rapiscan?
    Stuhi ne gote eshte CEZ?
    Me tej Bushat: Ti si gazetar, ne vend te analizosh qe nje parti politike nuk merret me mbledhje dosjesh, por me mbrojtje kauzash, ti analizon qe pse PD-ja (apo PS qofte) pse nuk denoncojne dosjet qe kane? Dmth. partite politike shqiptare duhet te merren vetem me grumbullim dosjesh dhe kercenim me dosje?
    Ti e çmon Bashen nga numri i dosjeve te denoncuara, jo nga numri dhe forca e kauzave per te cilat duhet te luftoje?
    Nuk je analist. Je thjeshte nje hakmarres.

  5. Tarrasi says:

    Po si ste vjen turp dhe ben sikur ti vjen nga nje planet tjeter dhe se ditke se cfare eshte bere ne kete vend,po ju shyqyr zotit nuk u a pjerdh njeri dhe jeni ba si kori i kukuvajkave qe cdo nate dilni neper televizore duke i bere qoka njeri tjetrit,vetem e vetem qe te largoni friken qe ju ka zene,bashkoheni bashke se ashtu ju duket se jeni me te sigurte,pika qe su bie o llumi i kazanit.

  6. angjelini says:

    Andi eshte hera e pare qe jam plotesisht dakord me kritiken tende. Kete here ke qene objektiv dhe neutral ne kritiken tende. Une te kam neveritur/urryer per mbrojtjen si I ke ofruar partise demokratike (partise antishqiptare) por te pakten mjafton ta dime se po te duash ke aftesi per te kritikuar mire.

  7. artan says:

    Bushat. Skandalet e fundit te PD ty te duken stuhi ne gote? N.q.s rastet e korrupsionit deri tani nuk Jane hetuar, ti nuk e ditke se i ka mbajtur Llalla ne sirtar? Legen!

  8. taraboshi says:

    O tarallok opinonist Bashes i thot Berisha kam kete ose ate te dhene per k/ryeministrin e qeverin e tij nxjerr nga sirtari letra kot si gjithnje ka thene edhe ne parlament kam dokumenta te sigurta qe fusin brenda ne burg x apo y person dhe ti o Bushati si tru thare qe je e han a nuk e di qe Berisha tash 27 vjete vetem sshantazhondazh ka ba .Basha kujton se me te vertet ka ndonje gje dhe del e bertet kot muhabet pa lidhje sot rrej ndrysh neser rrej ndrysh . A mban mend populli shqiptar ndonje gje te sakte apo ndonje shprehje te rregullt te Berishes dhe Bashes .

  9. lavdosh says:

    Andi, e kam thene gjithmone qe ti kur je Andi origjinal (dmth kur nuk vepron/shkruan nga inati ose interesa personale) je nje nga analistet me te mire shqiptare (ne te njejtin nivel si Mero, M Nano dhe i ndjeri Stefani). Shkrim perfekt qe tregon gangrenen shqiptare

  10. BUJARI JU DEGJON says:

    Turimiushi kembengul dhe kerkon te na mbushe mendjen qe “Te gjithe jane njelloj”!.
    Teori e perhapur nga shume zagare qe lehin ne porten e PD-se dhe LSI-se…dhe lepijne kazanet…
    JO!!! NUK JANE KURRE NJELLOJ!!!!
    Qerohu,maskara!!!Ti je nje avokat i krimineleve dhe kusareve!!!
    NUK jane te gjithe njelloj!!!!!

    1. @autori says:

      @Joel
      Shume e thjeshte pergjigja e pyetjes tende: Sepse ne nuk jemi ne gjendje ta bejme vete..

    2. @autori says:

      @Bujar
      Komenti yt dhe menyra e te shprehurit nuk tregon aspak qe ti je nje “bujar qe degjon”..

  11. taraboshi says:

    O shkerdhata.

  12. Loni says:

    Jam dakord me ‘Bujari qe ju degjon ‘,ashtu eshte, don te shpetoje plaçke dhe Bushati

  13. albani says:

    Nuk duhet me ja marre per baze ketij te veteshpallur analist. Per mua dhe per shume si mua ky njeri duhet te analizohet se si ha buke dhe ku i gjen leket se me keto shkrime ky vetem deskretiton veten dhe ata nga te cilet rrjedh,mos ka edhe ky pjese ne ate thesin e madh te droges qe eshte hapur ne mes te Tiranes dhe njerez si ky fusin duarte per mbijetese.Oh sa i varfer ne mendime je o Bushat sa qe nuk gjej asnje te te krahasoj bile as me Ylli Rakipin qe eshte nje brryl pa pik yndyre ne gazetarine shqiptare. Ti qofshe se te tjere si ti vene marrin kazmen dhe hapin kanal dhe jetojne me djerse te ballit dhe jo si ti duke ju lepire bythen politikaneve por me nje stil shume te sofistikuare ate te gjoja berjes se nje shkrimi qe eshte per te vajtuare.

  14. @autori says:

    @Bujar
    Komenti yt dhe menyra e te shprehurit nuk tregon aspak qe ti je nje “bujar qe degjon”..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje