Rebelimi i pazakontë i Jozefina Topallit ndaj Berishës për kryeprokurorin dhe hakmarrja e egër

16 Dhjetor 2017, 09:09Politika TEMA

Në CV-në politike të Jozefina Topallit, ia vlen të evidentohet fakti se ajo ka refuzuar të fotojë pro ndaj tre zgjedhjeve të Berishës për kryeprokuror…  

Nga Ylli Pata

Nëse ka një njeri brenda Partisë Demokratike që sot pas pesë vitesh është totalisht e lirë dhe e pakapur nga ethet për të mbrojtur Kryeprokurorin e zgjedhur pesë vjet më parë, ajo është ish-kryetarja e Kuvendit dhe një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demoratike, por sot e mënjanuar nga Lulzim Basha, pikërisht Jozefina Topalli.

Adriatik Llalla, në dhjetorin e 2012-s, kur u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm, u bojkotua jo vetëm nga opozita e atëhershme socialiste por edhe znj. Topalli.

E pyetur për votimin e 5 viteve më parë, Topalli deklaroi: “Kam një parim. Kur një zyrtar ikën nga karrigia nuk flas më. Vetëm me një përjashtim, unë nuk kam votuar prokurorët.. sepse mendoja se duhet të ishin si Borselino… sipas idealizmave të mija. Nuk e kuptova në atë kohë se realiteti ynë është shumë larg asaj që besoja”.

Topalli, në fakt, edhe pse drejtuese e lartë e PD-së, nuk ka votuar as për Ina Ramën apo dhe Theodhori Sollakun dhe qëndrimin e saj e ka bërë publike gjithmonë. Në një farë mënyre, ajo ka bërë një lloj historie persona në PD, duke mos pranuar të votojë tre zgjedhje të Berishës për në krye të organit të akuzës.

Ai abstenim i atëhershëm nga Topalli nuk ra në sy apo u komentua politikisht, por realisht përbënte një sinjal të fortë, i cili duket se ka qenë edhe një nga faktorët që e larguan “zonjën e hekurt” nga lidershipi i PD-së.

Pas atij votimi, Topallit iu hoqën një nga në të gjitha fuqitë ekzekutive në zonën e saj politike, Shkodra. Në vitin 2013, Sali Berisha ndryshoi listën e deputetëve të Shkodrës, me një debat të zjarrtë në kryesinë e PD-së. I hoqi Jozefinës njerëzit nga lista fituese, duke i zëvendësuar me kundërshtarë të saj. Ndërkohë, Jemin Gjana u komandua për të vënë qetësinë në degën e rebeluar të Shkodrës pas kësaj përpasjeje.

Megjithëse Topalli nuk ishte e plotfuqishme në fushatën e vitit 2013, asaj iu atashua humbja në Shkodër. Ndërsa dy vjet më pas, në 2015-n, me kandidimin e Voltana Ademit, një rivale e “zonjës së hekurt” iu hoq përfundimisht influenca në Shkodër.

25 qershori 2017 nuk ishte tjetër, vetëm epilogu i një largimi që kishte nisur që në 2012-n, pas atij bojkoti të hidhur për lidershipin e PD-së. Edhe pse dihej që largimi i Topallit do të kishte kosto, gjithsesi Basha rrezikoi duke marrë përsipër edhe pasojat, u përballur me ndjekësit e saj në Shkodër. Më e rëndësishme për kreun aktual të selisë blu ishte zhdukja e gjurmëve të ish-kryeparlamentares sesa të fitonte zgjedhjet.

Ai bojkot apo votë e munguar për Adriatik Llallën, megjithatë i jep një armë më shumë jo vetëm zonjës Topalli personalisht, por edhe argumentit se zgjedhja e një Kryeprokurori nuk duhet të jetë gjithnjë një zgjidhje partizane, duhetë jetë një process që të shkohet drejt konsensusit.

Megjithatë në 27 vjet postkomunizëm, asnjëherë nuk është synuar një konsensus për Prokurorin e Përgjithshëm, pasi ai është votuar nga palët pro dhe kundër. Sot, përveç kundërshtimit të opozitës për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm, edhe zëra të opinionit publik po lëshojnë alarmin e rritjes së pushteteve në duart e mazhorancës, posaçërisht të një dore.

Megjithatë në historinë postkomuniste të shtetit shqiptar, asnjë Prokuror i Përgjithshëm nuk e ka marrë konsensusin mazhorancë-opozitë. Kjo pasi kandidatët kanë qenë thjesht njerëz besnikë të palëve, gjegjësisht pushtetit.

Në vitin 1992, Prokurori i parë i Përgjithshëm, Maksim Haxhia u zgjodh vetëm me votat e Partisë Demokratike. Por kur u shkarkua një vit më pas, sërish pro ishte PD, kurse opozita që nuk e kishte zgjedhur votoi kundër shkarkimit.

Alush Dragoshi që u emërua më pas Prokuror i Përgjithshëm u votua vetëm nga mazhoranca. Në vitin 1997, kur PS-ja vjen në pushtet largon Dragoshin dhe emëron Arben Rakipin në postin e Prokurorit. Ai u votua vetëm nga PS-ja, kurse PD ishte kundër dhe nuk mori pjesë në procesin e votimit.

Pesë vjet më pas në vitin 2002-n, ndodhi një lëvizje e çuditshme politike, ku opozita me një pjesë të mazhorancës  bashkuan votat për të larguar Prokurorin e Përgjithshëm dhe për të zgjedhur një tjetër. Bëhet fjalë për marrëveshjen e Sali Berishës me Ilir Metën për të shkarkuar Arben Rakipin dhe për të emëruar Theodhori Sollakun në postin e Kryeprokurorit. Por edhe nëse kësaj here opozita ishte dakord, një pjesë kryesore e mazhorancës-ajo që mbështeste kryeministrin Fatos Nano e cilësoi këtë veprim si “grusht shteti”.

Katër vjet më pas, Sali Berisha që zgjodhi Theodhori Sollakun Prokuror të Përgjithshëm, kërkoi shkarkimin e tij, ndërkohë opozita mbështeti qëndrimin në detyrë.

Në vitin 2007, kur Bamir Topi u zgjodh President, shkarkoi Theodhori Sollakun dhe emëroi Ina Ramën Prokurore të Përgjithshme. Në Kuvend Ina Rama u kundërshtua nga Partia Socialiste. Por nuk kaloi shumë dhe Berisha u bë kundërshtare me Ina Ramën.

Pas 5 vjetësh, kur u zgjodh Bujar Nishani –President, shkarkoi Ina Ramën dhe zgjodhi Adriatik Llallën Kryprokuror. Opozita ka bojotuar procesin dhe në sallë ka qëndruar vetëm Tom Doshi, i cili votoi pro Llallës. Procesin e ka abstenuar edhe nënkryetarja e atëhershme e PD-së, njëkohësisht kryetare e Kuvendit, Jozefina Topalli. Edhe sot, Kryeprokurori i ri i përkohshëm, duket se do të zgjidhet vetëm me votat e mazhorancës së re.

Prokurori fuqiplotë pritet të zgjidhet pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një organ përzgjedhjeje, pasi në Kuvend ai do të kërkojë 84 vota.

11 komente në “Rebelimi i pazakontë i Jozefina Topallit ndaj Berishës për kryeprokurorin dhe hakmarrja e egër”

  1. Evidentimi says:

    Kjo duhet te evidentoje dhe fotoje njerezit e Berishes?

    ju dhjevsha kazanin e plehrave ,o skandale te Albanistanit

  2. shkodra says:

    Mos beni krahasime idiote. Termi “Zonje e Hekurt” nuk a asnje relativitet me zonjen ne fjale. Eshte tjeter standard, tjeter kulture, tjeter nivel, tjeter vend, tjeter arsye.

    1. albaniafirst says:

      shkodra-ke plotesisht te drejte. Zonja e hekurt ishte Margatet Thatcher, nje intelektuale eamirefillte. Jozefina eshte nje mediokre qe perdorte terminologji rrugacesh kur ishte ne krye te Parlamentit. Nje sherbetore e bindur e Berishes qe u largua nga “tepsia” sic thote Rama dhe per kete u be kundershtare e Bashes. E verteta eshte se ajo pretendonte te ishte ne krye te PD-se mbas “largimit” te Berishes

  3. Dena says:

    Për shjak të specifikës komunisto-socialiste dhe post,
    të shqipërisë,në mënyrë shumë të qartë , votuesit potencial, janë ndarë gati barabar në të MAJTË e në të DJATHTË.Mendoj se janë pak më shumë majtas.
    Me gjithë atë, diferencën e bëjnë ata që janë në mes dhe shkojnë majtas o djathtas për arësyet e tyre.
    JOZEFINA TOPALLI, me gjithë kontributin e saj për demokracinë, dha një kontribut të pa shembullt në përçarjen e madhe popullore midis të majtëve dhe të djathtëve, vuajtës njëlloj të sistemit( përfituesit e atijë sistemi ishin të pakët)
    Me sjelljen tepër të anëshme,arrogante, dhe jo rallë prej rrugaçeje(fjalor rruge), na neveriti Kuvendin e Shqipërisë.
    Fund i merituat i saj, besoj dhe shpresoj .
    Figura të tilla femërore, janë shëmti e njrëzimit dhe të ralla për seksin që lind dhe rrit jetën.
    JAM E LUMTUR QË E SHOF RALLË NË TELE, SEPSE NUK MË DUHET TË NDËRROJ KANA.!??????

  4. hysa says:

    haaa haaaa
    kjo zonje prej hekuri nuk i ka votuar se po shkelte parimet por se nuk ishte i ” zgjedhuri i saj dhe lideri nuk e pyeste ate.
    kjo ka pasur vetem nje vote e ajo krjet e parendesishme ne ushtaret gatiiiii tu

    ka moral kjo…. qe te beje moral

    hapuuuu dheeeee

  5. pro says:

    ..rrofsh moj Dena..ke qene specifike…!

  6. sulo Permeti says:

    Nje bythelepirse e Saliut,…..eshte shume larg asaj qe quhet “zonje e hekurt”.Ajo ka qene nje thike pas shine,per te perndjekurit politike,qe e lejonte Saliun te fshinte prapanicen me idealin e tyre. NJe turp i madh per ate palo Jozefine.

  7. Jimi says:

    Zonje plasteline, se prej hekuri duhet te jesh tjeter brum!

  8. Shvejk says:

    Me shume se zonje e hekurt, zonje e ndryshkur do ta quaja. Pa ofenduar ndryshkun e ndershem, sigurisht.

  9. Jak Boston says:

    Jozefina eshte pergjegjese po aq sa Berisha per tentimin e faljes se detit grekeve.
    Berisha ka pergjegjesine si kryeminister i atehershem po dhe Jozefina si kryeparlamentare ka po aq pergjegjesi.
    Po te isha prokuror do i akuzoja per tradheti ndaj atdheut Berishen, Jozefinen, Bashen, Meten, dhe Nishanin.
    Sa per zonja e hekurt Jozefines i shkon me mire zonja cartore.

  10. Berti says:

    Prokurorët si Borsellino dhe politikanët si Andreotti…….. Se ke kec ti zogu i Shkodres…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje