Në emisionin Java në RTSH, gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video ku shihet momenti i atentatit që ka ndodhur më shumë se dy muaj më parë në Lushnje.
Sipas kësaj video duket momenti ku personat që janë brenda një makinë qëllojnë me armë.
Po ashtu në këtë video shihet dhe momenti i largimit të tyre me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe kalimtarët që janë të tmerruar pas atentatit.
Më poshtë po ju sjellim këtë video të transmetuar në emisionin Java në RTSH, e sjellë nga gazetari Artan Hoxha.