Zbulohet mesazhi personal i ministrit francez, për Fatmir Xhafajn!

15 Dhjetor 2017, 17:59Politika TEMA
Zbulohet mesazhi personal i ministrit francez, për Fatmir Xhafajn!

Zbulohet mesazhi që shkroi ministri francez Gerard Collomb në një libër shënimesh, pas përfundimit të takimit zyrtar me ministrin Xhafaj.

Në momentet e fundit, kur delegacionet po shkëmbenin formulat e kortezisë, ministri Collomb është parë të shkruajë diçka në një libër, që i përket ministrit Xhafaj.

TemA ka siguruar një foto të mesazhit shkruar në frëngjisht.

Një falenderim për bashkëpunimin mes Ministrisë shqiptare të Brendshme dhe Ministrisë franceze.

Është një çështje vullneti, por edhe besimi midis burrash!

Jam i sigurt nga të gjitha çështjet e trajtuara do të ecim përpara, dhe falë këtij aksioni Shqipëria do të realizojë këtë ëndërr europiane që e ndjeva këtu kaq të fortë”, shkruan ministri Collomb.

Ky mesazh i drejtpërdrejtë dhe për më tepër, i hedhur në një libër shënimesh, është një gjest domethënës.(TemA)

2 komente në “Zbulohet mesazhi personal i ministrit francez, për Fatmir Xhafajn!”

  1. Haka Tekizoti says:

    Uaaaaa! Po si u arrit të zbulohej ky mrsazh. Kjo është një arritje historike për institucionin e Zbulimit Gazetaresk. Po na gëzoni me fjalët “zbulim”, “shokon”, “zbardhet”, “ekskuzive” e të tjera fjalë që ta përpijnë vëmendjen. Bravo gazetat e gazetarët!

  2. goni says:

    Tamom kshu i shkrujten dhe Gadafit francezet,anglezet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje