Komisioni i Ligjeve pas vlerësimit të kritereve për shtatë kandidatët që aplikuan për postin e Kryeprokurorit të përkohshëm doli në konluzionin se vetëm 3 anëtarë plotësojnë kriteret ligjore dhe kushtetuese për këtë post.
Ishte Bledi Çuçi i cili lexoi raportin për 7 kandidatët ku për votim Kuvendit do ti dërgohen vetëm 3 kandidatët që plotësojnë kriteret: Arta Marku, Ermira Tafani dhe Ferdinand Elezi.
Këta 3 kandidatë përmbushin të gjitha kriteret ligjore pasi kanë shkollën e magjistraturës, gradën shkencore dhe 15 vite përvojë pune si prokurorë.
VLERESIMI PER KANDIDATET
Arqile Koça
Plotëson kushtin 15 vjet jurist. Plotëson edhe kushtet e parashikuara në ligjin e Prokurorisë lidhur me integritetin moral dhe professional. Nuk ka gradë shkencore në Drejtësi, duke mos përmbushur kriterin kushtetues.
Arta Marku
Përmbush kushtet dhe kriteret ligjore të përcaktuara në Kushtetutë. është emëruar si Prokurore pas magjistraturës. Plotëson kushtete dhe kriteret ligjore që përcaktohen në nenin 23 të Ligjit të Prokurorisë për figurën morale dhe profesionale të kandidatit. Sa I takon vlerësimit professional rezulton se ka marrë vlerësimin ‘shumë mirë’. Ka ushtruar funksionin si zv.drejtues të Prokurorisë së Shkodrës.
Artur Selmani
Përmbush kushtin formal të jo më pak se 15 vjet përvojë pune si prokuror. Plotëson pjesërisht kushtet që lidhen me kriterin moral dhe professional të kandidatit. Duhet të shihni shkresën e ILDKP-së. Ky kandidat plotëson kërkesat e ligjit sa I përket të shkuarës në komunizëm. Ka një masë disiplinore, nuk ka gradën shkencore në drejtësi, kusht që kërkohet nga Kushtetuta e Shqipërisë.
Besnik Muci
Plotëson kushtet dhe kriteret ligjore lidhur me integritetin moral dhe professional. Nuk përmbush kushtin për vjetërsinë në punë, 15 vjet përvojë pune. Sic e ka thënë edhe në CV e tij rezulton se ka 14 vjet si prokuror.
Ferdinand Elezi
Plotëson kushtet dhe kriteret ligjore që parashikohen në Kushtetutë si dhe ato në Ligjin e Prokurorisë lidhur me integritetin moral dhe professional. Plotëson edhe kërkesat e ligjit sa I përket të shkuarës në komunizëm, nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor, apo I favorizuar si Sigurimit të Shtetit.
Ermira Tafani
Përmbush kushtet dhe kriteret ligjore nga nenet e Kushtetutës si dhe ato në Ligjin e Prokurorisë lidhur me integritetin moral dhe professional. I plotëson edhe kërkesat ligjore që vijnë nga ligji për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen në funksione publike. Nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor, apo I favorizuar si Sigurimit të Shtetit.
Granit Shahu
Nuk përmbush kushtin e vjetërsisë me pasjen e jo më pak se 15 vjet përvojë pune si prokuror. Nuk plotëson kushtet dhe kriteret ligjore sa I përket integritetit moral dhe professional. Për më tepër shikoni përgjigjet e ardhura nga dy institucionet përkatëse, nga ILDKP dhe nga Autoriteti i Dosjeve.
Nje kusht koti qe kerkohet nga kushtetuta eshte ai i grades shkencore, duhet te hiqet ky kusht, sepse ky kusht nuk te ben me te afte profesionalisht se sa ata qe nuk kane grade shkencore.
Ne vendet e zhvilluara perendimore nuk kerkohet ky kusht,atje bejne kariere ata qe kane sukse ne punen e tyre profesionale kane apo nuk kane maester apo grada shkencore ???
Akoma nuk e kane zgjedhur ?? Apo bejne sikur duan ta zgjedhin kryeprokurorin , po te donin do ta kishin piketuar me kohe pa ditur asnje sepse ajo dihej fare qarte qe Llalla do ikte , keshtu qe pse nuk e kerkonin me kohe kryeprokurorin , sa ti mbaronte mandati gjurdullit Tik , kishin te riun gati . Keshtu jep pershtypjen e nje shteti te organizuar dhe jo nje shteti al pazar . Pse per portofolet e ministrive pothuajse i dinin vendet se ku do shkonin me kohe perpara. Kaq i rendesishem eshte kryeprokurori ?? Keta hajdutin Meta e zgjodhen me shpejtesi te papare , pse per Tikun duan konsensius patjeter me PD-ne ?? Dicka qelbet ketu ,dhe bie ere shume e rende , Edi me duket se nuk na i thua mire gjerat , ke kaq kohe qe vertitesh andej ketej takon Lulin , takon tjetrin , kam idene sikur vononi enkas , jo se me shume interesohen ambasadoret se ne , sigurisht qe qellimi eshte krejtesisht i kundert , ambasadoret ” duan te na pastrojne ” dhe ne” duam te jemi te qelbur ” u mesuam me zhuls , te qelbemi , te vjedhim , te mashtrojme , te vrasim , te intrigojme , te manipulojme ……. kur nuk duam te ndryshojme , pse e heqin Llallen ?? Ishim mesuar me ate kokmishin . Perfundimisht ne si shqiptare nuk duam te ndryshojme , me politikanet dhe me klanet keqeberse kemi krijuar nje fare kompromisi , na pelqen te ndryshojme por nuk duam te ndryshojme personat , duam te ecim perpara , por kthejme koken mbrapa , duam te integrohemi ne EU, po duam te futemi me kushtet tona , i duam te gjitha , po nuk duam asgje , i duam te gjithe po nuk duam asnje . sbehemi ne shtet me themele , kete ADN kemi , keshtu kemi qene ne shekuj , tani do ndryshojme ?? Kot perpiqen ambasadoret dhe partneret tane , humbin kohen , se ne me te lehte kemi te bejme te huajt te vine ata ne nivelin tone , se te shkojme ne tek ata ………………..