VIDEO/ Nxehet Nard Ndoka, “thyen” tavolinën e emisionit: Unë të dija të urtë, po ti qenke mistrec...

15 Dhjetor 2017, 10:17Politika TEMA

Çështja e Saimir Tahirit ka shkaktuar debate të forta në studion e “360 Gradë” në Ora News midis deputetit socialist, Alket Hysenaj dhe deputetit opozitar Nard Ndoka.

Pjesë nga deklaratat: 

Arjan Çani: Pse ikën prokurori, kur kanë dalë në përgjime

Alket Hyseni: Se ka fshehur prokurori por nuk e ka konsideruar fare, se nuk ka dalë në përgjime Saimir Tahiri me ata

Arjan Çani: Jo Saimiri, ata të dy

Alket Hyseni: Kanë dalë dy ordinerë

Arjan Çani: Unë nuk i quaj ordinerë

Nard Ndoka: Janë kushërinjt e ministrit

Alket Hyseni: Janë kushërinjt e 7-të Nardi, po ti nuk mban përgjegjësi për kushërinjt e parë

Nard Ndoka: Po mos i fyej pra

Alket Hyseni: I fyej se ata janë kriminelë për mua

Nard Ndoka: Nuk janë kriminelë ata, nuk janë me vendim gjykate. Mos e shaj Kryeministrin dhe ministrin

Alket Hyseni: Ju i doni ata sepse keni shpresën e vetme që të dilni nga zgërqi ku ju ka vendosur populli shqiptar me votë. Juve shpresoni një skandal të madh se ndryshe nuk dilni dot. Nuk keni asnjë alternativë dhe nuk lexoni rezultatin politik

Nard Ndoka: Çfarë rezultati? Ky është rezultat droge, a e kupton? Akuza është se paratë e drogës i keni futur në zgjedhje. Çfarë janë këto përralla që tregon

Alket Hyseni: Përrallat ti tregoj unë ty. Filloni hetimin për ish-Kryeministrin

Nard Ndoka: Këta kriminelët tuaj thanë paret ia japim Saimirit për zgjedhje. Zgjedhjet i keni blerë

Alket Hyseni: Ish-Kryeministri deklaroi se Lazaratin e kam lejuar…

Nard Ndoka: Nuk jeni mazhorancë e supervotuar. Jeni mazhorancë që e keni dhunuar popullin me blerjen e votës

Alket Hyseni: Ne kemi fituar historikisht edhe kur na keni vjedhur

Nard Ndoka: Jeni përfaqësuesit e klanit të drogës edhe e mbron me fanatizëm

Alket Hyseni: Nardi ti ke të drejtë se herë këtej e herë andej

Nard Ndoka: Se kam nderin tim unë që të jem kudo. Ti flet thjesht si avokat, një ushtar i rëndomtë i asaj partie që përfaqëson

Alket Hyseni: Unë jam ushtar i asaj partie por jam general i vetes sime.

Nard Ndoka: Fol në mënyrë politike

Alket Hyseni: Flas politikisht edhe juridikisht. Ti ke të drejtë se juridikisht nuk ia ke haberin, politikisht nuk orientohesh dot

Nard Ndoka: Mos më trego mua politikisht, se ti je për herë të parë në parlament e sdo të jesh më

Alket Hyseni: Për herë të parë sepse unë isha rezevuar të vija  nga një kallëp i caktuar aty. Mendova se po pastroja kur erdha aty dhe jam akoma pishman për ca kallëpe

Nard Ndoka: Ti je i akuzuar aty se ke përdorur paret për drogë, ke blerë votat me kushërinjte e ministrit dhe thotë jam votuar

8 komente në “VIDEO/ Nxehet Nard Ndoka, “thyen” tavolinën e emisionit: Unë të dija të urtë, po ti qenke mistrec…”

  1. Fatosi-kosove says:

    More qeshte ky nard ndoka,eshte njeri apo deputet i perjetshem si vangjel dule,dhe te dy perfaqesojne PD-n,edhe pse dule bertet çdo dite rrofte greqia dhe greqia deri ne Gjirokaster,kurse ndoka si valltar qe eshte perpiqet ti njollose te ghithe shqiptaret per te vetmin mekat qe nuk e kane votuar prandaj sipas tij te gjithe jane blere me parat e droges,po mir i thot ky e lazaratin kush e kontrolloi dhe ku shkuan ato para te “nderit” sipas ndokes,kurse ky nervozohet si shkop noka dje ne kuvend qe u nervozua ndaj Rames pse nuk ia ktheu sali berishes me te njejten gjuhe,kur sli berisha qirret ne foltore duke i thene Rames o injorant e çfar jo,prandaj sot shqiptaret jane zgjuar dhe shikojne se si “demokratet” jane kaq te eger dhe sdurojne dot jo pse kan hallin e shqiptareve por se ju shkaterroi Rama kartelet e droges,vetem kete hall ka ndoka dhe shkop nokat tjere qe jane bere turpi i kombit.

  2. Endri says:

    Hjaduti ordiner i Pronave te Jugut
    Alket Hyseni.
    A do funksionoje SPAK-u per kete gjobvenes dhe plackites
    kur drejtonte Task-forcen e Pronave ??!!!

  3. analisti says:

    shikojini keta te dy njeri ish xhenerik tjetri ish doganier. keta jane modelet e parlamentarizmit shqiptar qe akuzojne njeri tjetrin se nuk orientohen dot politikisht. vaj me det se ku po i risim femijet

  4. Eshte mbledhur llumi bashke me Zhejin! Mund te thuash cfare te duash por te mbrosh Llallen duke thene qe te qendroje te pakten eshte naivitet per te mos thene qe ben poshtersi! Llalla i ka sherbyer dy njerezve kriminele Sales dhe likes! Llalla vdiq mos e lini te qelbet jashte pa u varrosur!

  5. Studenti says:

    Lereni Nardin ta dredhi sa me njerin krah me tjetrin.
    Vetem intelektual apo politikan, nuk behet Nardi, ka mbet tju ngjit partive si miza ne by… te kalit.

  6. Franci says:

    ” Uji i nxehte eshte me i ngrohte se uji i ftohte ”
    Nard Ndoka – filozof.

  7. Lida says:

    Kam zbuluar qe dita e fundit e javes koincidon qe i bie e djele.
    Filozofi Nard Ndoka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje