Voltana Ademi e dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për... “vetëgjyqësi”

15 Dhjetor 2017, 09:28Politika TEMA

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi është dënuar në vitin 2012 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, për veprën penale të “vetgjyqësisë”.

Për këtë vepër penale, kryetarja aktuale e Bashkisë më të madhe në veri është dënuar në bashkëpunim me një tjetër person, po me mbiemrin Ademi.

Sipas vendimit të gjykatës i shpallur më datë 19.07.2012, i cili është siguruar nga “ShkodraNews”, thuhet se Voltana Ademi në bashkëpunim me një të afërmin e saj kanë kryer “vetgjyqësi”.

Për këtë vepër penale Ademi është dënuar me 30 mijë lekë gjobë.

Të njëjtin dënim ka marrë edhe personi tjetër me mbiemrin Ademi.

Burime konfidenciale i thanë “Shkodranews” se Voltana Ademi e ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë në Apel dhe ky i fundit i ka dhënë pafajësinë, duke rrëzuar vendimin e parë.

Në atë kohë Voltana Ademi mbante postin e Prefektes së Shkodrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje