Një ditë më parë, Sali Berisha thoshte në Kuvend, se qeveria shqiptare kishte kërkuar ushqime nga vendet e BE-së, si ndihmë, pas përmbytjeve të ndodhura pak ditë më parë.
“Edhe bebelina iu dërguan, përveç të tjerave”, tha Berisha.
Por, zyra e BE-së ka përgënjeshtruar Berishën, pasi kjo nuk është e vërtetë.
Deklarata e BE-së
Në fillim të dhjetorit Shqipëria përjetoi reshje të mëdha që shkaktuan përmbytje në pjesën qendrore dhe jugore të vendit;
Më 4 dhjetor Shqipëria i kërkoi ndihmë Qendrës Koordinuese për Reagimin ndaj Emergjencave (ERCC), zemrës operacionale të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. ERCC koordinoi me autoritetet përkatëse për të krijuar një listë të artikujve të reagimit emergjent, që më pas iu dërgua shteteve pjesëmarrëse;
Që nga mëngjesi i 15 dhjetorit, 5 Shtete Anëtare kanë bërë oferta përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së:
Greqia (asistenca u dha më 9 dhjetor);
Sllovenia (asistenca u dha më 11 dhjetor);
Sllovakia (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 15 dhjetor);
Franca (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 15 dhjetor);
Austria (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 18 dhjetor);
Italia ka dërguar një mision për të vlerësuar kushtet e urave të dëmtuara, si dhe po shqyrton ofertën e mëvonshme;
Shqipëria ka marrë gjithashtu mbështetje nga sistemi satelitor “Kopernik” i BE-së, i cili siguroi 18 harta satelitore për autoritetet kombëtare të mbrojtjes civile;
Në tërësi, deri tani asistenca përfshin: 22 pompa uji; 42 ngrohës; 16 gjeneratorë; 2500 mushama shiu; 2120 batanije; 1000 thasë për fjetje; 301 palë çizme; etj;
Asistenca dërgohet në Vaqarr, pranë Tiranës. Marrësi është Komanda Mbështetëse e Ushtrisë Shqiptare. ERCC është në kontakt me shtete pjesëmarrëse ofruese për të finalizuar logjistikën.
Një Ekip i Mbrojtjes Civile i BE-së, i bazuar në Delegacionin e BE-së në Tiranë, u vendos në Shqipëri ndërmjet 7 dhe 15 dhjetorit për të lehtësuar dhënien e ndihmës dhe për të nxitur bashkëpunimin për mbrojtjen civile me autoritetet kombëtare shqiptare.
Kontributi i BE-së për rimëkëmbjen nga përmbytjet dhe parandalimin e tyre në Shqipëri që nga viti 2015
Pas përmbytjeve të vitit 2015, BE-ja mobilizoi fonde për një program të rimëkëmbjes nga përmbytjet nën 3 komponentë:
Rehabilitimi i infrastrukturave për mbrojtjen nga përmbytjet dhe parandalimin e erozionit (6 milion euro të deleguara UNDP-së, punimet kanë përfunduar);
Përmirësimi i parandalimit të përmbytjeve dhe sistemit të paralajmërimit të hershëm (2.3 milionë Euro kontraktuar mbrojtjes civile italiane, projekti vazhdon deri në fund të vitit 2018);
Rikuperimi i dëmeve bujqësore dhe rikthimi i kapaciteteve prodhuese duke përfshirë kompensimin për fermerët e prekur (6.4 milionë Euro të zbatuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, projekti vazhdon deri në mes të vitit 2018)
BE-ja financoi dy programe rajonale për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë lidhur me parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj përmbytjeve:
Programi i Përmbytjeve IPA, 6 milionë Euro, mbështeti Shqipërinë dhe vendet në rajon për të përmirësuar sistemin kombëtar të mbrojtjes civile në trajtimin e përmbytjeve. Programi gjithashtu krijoi, trajnoi dhe pajisi tri lloje të ndryshme njësish/modulesh reagimi ndaj përmbytjeve në Shqipëri që u përdorën në emergjencën e vitit 2016.
Programi i Vlerësimit të Rrezikut dhe Hartëzimit të Katastrofave të IPA-s (IPA DRAM), 3 milionë Euro, forcon aftësitë e Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit në menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë, duke krijuar sisteme kombëtare për grumbullimin e të dhënave për humbjet nga fatkeqësitë, vlerësimin e rrezikut, si dhe hartëzimin dhe krijimin e Atlasit Elektronik, Rajonal dhe të Riskut (ERRA).
Përpjekjet e bëra nga BE-ja në Shqipëri që nga viti 2015 lidhur me parandalimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet kanë pasur një ndikim pozitiv në reduktimin e shkallës së ngjarjeve të përmbytjeve të vitit 2017.(TemA)
kur do vdesi ky shkedhata se po mban peng Shqiperine
THANKS!!????????. BE!
MOS HYNI NË LOJËN E TË ÇMENDURIT DIXHITAL.
JEMI ME FAT, QË KEMI MBËSHTETJEN TUAJ!
Faleminderit Zonja VLLAUTIN??
Paloka! As te mos shkoje nepermende se nje dite ai do te vdese. Ne do te vdesim e ai jo! E qe te mos ndodhe kjo, duhet te jemi ne qe ta “vdesim” ate, por jo me lutje e dua’, por me shtrengimin dhe dorezimin e kesaj prokurorie te korruptuar gjer ne palce e cila deri me sote ka qene nen hyqmin e ketij xhahili.
Jimi shume e drejte.Por tia kishin futur nje plumb qenit do kishim fituar me shume kohe.
Ky njeri sjell vetem fatkeqesi dhe vdekje.Goje hale dhe zemer zi.I lutemi zotit te mos e marre shpejt,se duam ta shohim duke u terheq zvare si i marre.Edhe me qente e shtepise se vet zihej-race e keqe.
O sali var nje gure ne qaf dhe hidhu ne lum.
E paskan cmendur qente e shtepise se tij . Kete na e tha vete , me gojen e ti , ne sallen e kuvendit te Shqiperise. Edhe Gjyshja e tij e paska ditur qe ishte i cmendur !Nuk e di a e muaren vesh ata perkrahesit e tij se kujt i “perulen”per 27vjet ?! dhe fatkeqesia eshte , qe nje pjese e mire e tyre jane mjeke?! Le qe ku i dihet edhe ata mund te jene si ai!?
Sala ka shume tedrejte per bebelinat sepse nuk i kishin prure me numer te madh per Salen ,por me numer me te vogel per Ilirin.
Me sa kam pare e degjuar gjate permbytjeve ka pasur te prekur femije dhe te moshuar te cilet kane nevoje edhe per bibilina dhe ku eshte problemi sikur ata te BE te kene dhuruar bibilina kot sthone i zoti ti fal e ti i shikon nga dhembet ha se harrova ai qe ankohet eshte ne moshen e bibilinave i dergoni nje pako.
Eshte per te ardhur keq , asnje gje nuk eshte per tu rregulluar ne kete vend. Europa dhe Amerika e dine shume mire gjithe veprimtarine e Saliut. Shitjen e armatimit qe ishte pasuri kombetare, rrenimin total te ekonomise te çdo shqiptari, instalimin e korrupsionit ne nivel qeverie, mbi te gjitha nuk mundesh dot qe te tregosh ne keto pak rreshta gjemen qe na ka sjelle. Dua te them qe tani ate si Amerika dhe Europa e degjojne me vemendje.Nje komunist eshte ai, po te ishin dy apo tre te tille, çfare do ndodhte?