Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, thotë se administrata e Kuvendit, u shërben vetën deputetëve socialistë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili mesa duket i ka mbetur “hatri” që ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nuk i ka thirruar deputetët e opozitës sipas tij për të vizituar jetimoret apo azilet, dhe njofton vetëm deputetët socialistë dhe jo ata të forcave të tjera politike.
Vasili i cilëson këtë akt të turpshëm dhe si një shëmti politike dhe morale.
POSTIMII I PLOTË I VASILIT
Për administratën e z. Gramoz Ruçi dhe për ministren Manastirliu ka vetëm deputetë socialiste. Parlamenti për këta ka vetëm 74 deputetë.
Skandal i padëgjuar, administrata e Kuvendit të Shqipërisë, tanimë e revolucionarizuar, është në shërbim të plotë vetëm të grupit të deputetëve socialistë dhe është thjesht një zgjatim i tij.
Ndërsa ministrja Manastirliu nuk e di që Parlamenti ka 140 deputetë dhe institucionet nuk janë pronë e Kryeministrit dhe e socialistëve, por e popullit shqiptar.
Në mënyrë të turpshme Manastirliu njofton për të vizituar së bashku me të jetimoret, azilet, etj; vetëm deputetët socialistë, Gramoz Ruçin dhe Vasilika Hysin, por nuk njofton dot as nënkryetarin tjetër të Kuvendit, z. Edi Paloka dhe as deputetët e tjerë të Kuvendit, sepse ata janë armiq.
Dashurinë e pakufishme për kryeministrin dhe partinë ka plot forma për ta treguar, kjo që bëjnë është vetëm shëmti politike dhe morale.
Ky është drejtimi i ri i Kuvendit të Shqipërisë, pra thjesht një zgjatim, rudiment i Kryeministrisë.
Sa turp për shkollëpakun, që i uli deri në këtë nivel dhe që gjoja kërkon dialog me opozitën.
Lexojeni emailin vetë dhe po ju kursej komentet e mëtejshme. (TemA)
Vasili kokepidhi, ka nevoje per ftese qe te vizitoje jetimoret.
Ju duhet te shporreni nga parlamenti , ti thua pse nuk nsa thirret!