Faktet/ Si mashtroi publikun Edmond Panariti, ministri që para 6 muajsh garantonte cilësinë e qumështit

15 Dhjetor 2017, 13:42Politika TEMA
Faktet/ Si mashtroi publikun Edmond Panariti, ministri që para 6 muajsh

Pa denjuar të jepte llogari pse nënshkroi dy kontrata me Klement Balilin, kur ky i fundit u shpall person në kërkim, Edmond Panariti ka bërë sot një akrobaci politike, për të shfokusuar vëmendjen nga ky skandal që mund ta çojë para drejtësisë.

Ditën e sotme ai shkroi për një megaskandal, mbi një studim të AFI, sipas të cilit, gjysma e mostrave të qumështit vendas, dolën me aflatoksine, susbstancë kancerogjene.

Në fakt, për këtë që Panariti e quan një megamashtrim, është raportuar nga mediat, por ndryshe nga Panariti pa asnjë doze mashtrimi dhe fryrje të rezultateve.

Bëhet fjalë për një studim të shoqatës Albanian Food Industry, gjetjet e të cilës nuk kanë të bëjnë pothuajse fare me atë që deklaron Panariti.

Ish ministri i Bujqësisë thotë se gjysmat e mostrave të qumështit vendas rezultuan me aflatoksinë, ndërsa studimi rezulton se nga 8 produkte dhe nënprodukte qumështi të analizuara, aflatoksinë është gjetur në një nga produktet e qumështit dhe në një nga të kosit. raporton Lexo.al

“Në analizë janë marrë qumështi dhe nënproduktet e tij ku nga 8 produkte dhe nënprodukte, dy prej tyre rezultuan me aflatoksinë, (një nga produktet e qumështit të testuar dhe një nga produktet e kosit).”-thuhet në njoftimin e AFI për mediat.

I njëjti publikim nënvizon rolin që kanë institucionet që kontrollojnë zinxhirin ushqimor i cili shfaq problematika që lidhen nga mbivendosja e kompetencave tek mangësitë ligjore si dhe njohuritë e cunguara të stafeve që vijnë si efekt i paqëndrueshmërisë së tyre në detyrë nga lëvizjet e shpeshta.

Këto institucine deri para pak kohësh ishin nën drejtimin dhe kontollin e plotë të Panaritit si Ministër Bujqësie.

E nëse ka një titullar mbi të cilin mund të bjerë përgjegjësia është pikërisht Edmond Panariti, partia e të cilit i mbipopulloi këto institucione me militantë.

Por pikëpyetja është pse u kujtua tani Edmond Panariti? A nuk po nxjerr ai bllof vetveten? Sepse ishte Panariti ai që në Maj të 2017 deklaroi gjatë vizitës në një kompani të përpunimit të qumështit, se ishte arritur që të garantohej cilësia dhe siguria e prodhimit të qumështit.

http://www.bujqesia.gov.al/al/lajme/njoftime-per-shtyp/ministri-i-bujqesise-ne-fabriken-e-qumeshtit-lufra-teknologji-te-tilla-garanci-per-hapjen-e-eksporteve-ne-tregjet-rajonale-dhe-me-gjere

Gjetjet reale të studimit dhe një ish Ministër që përgënjeshton vetveten, tregojnë se ai po mashtron për të larguar vëmendjen nga kontratat e dyshimta me Klement Balilin.

4 komente në “Faktet/ Si mashtroi publikun Edmond Panariti, ministri që para 6 muajsh garantonte cilësinë e qumështit”

  1. Zigur Qarri says:

    Ky problem me produktet ushqimore,ka qene edhe eshte real edhe tani,ne keto momente.
    Atehere,te gjith politikanet,te djeshmit dhe te sotmit,duhet te denohen per helmimin me
    vetetedije te popullates.Sepse gjykohen problemet me militantizem dhe jo ne interes te
    shendetit te popullit,eshte kjo gjendje katastrofale.Por,cilin problem gjykoni ju pa militantizem,
    o plehra?!

  2. Viola says:

    Ky hajduti ordiner me vil lloksoze ne plazh qe jeton ne lluks prangat i ka pak. Kta duhen rrjep me gjith familje. Haram.

    1. mirel says:

      Viola, Panariti nuk erdhi me force ne pushtet. Aty e vuri Ramiu.
      Ai duhet rrjepur i pari si kryetari i shtetit ku Panariti ishte vetem nje minister.
      Rama eshte dhe ka qene gjithmone i vetedijshem per helmimin e popullates, megjithate shqiptareve jua shet me entuziazem miellin serb, bile na futi dhe ne konfederate yugosllave qe te na helmoje te lumtur..per arritjet e Serbise.

  3. mirel says:

    Po Panariti nuk ishte minister i qeverise se tij personale.
    Nuk ishte as autoritet mbreteror.
    Diku jepte llogari dhe dikush duhet ti kerkonte llogari dhe tja kontrollonte punen.
    Kush eshte ky dikushi?
    Apo sa te kishte interesa electorale populli duhet te vazhdonte te helmohej dhe qeveria do ta linte Panaritin te genjente ne dite me diell?
    Ju duhet te denoheni te gjithe qe nga Ramuti si kriminele. Qelbesira.
    Tani u kujtuat ti thoni popullit se e kane genjyer dhe e kane helmuar perdite me buke serbe dhe qumesht te helmuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje