Alarmi për substancat kancerogjene në qumësht, reagon Peleshi: Do të ndërhyjmë në mënyrë radikale

15 Dhjetor 2017, 16:04Politika TEMA

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka reaguar pas alarmit të ngritur nga parardhësi i tij Edmond Panariti, lidhur me sistemin e sigurisë ushqimore në vend dhe konkretisht me qumështin.

Ministri i Bujqësisë pralajmëron se do të ndërhyet në mënyrë radikale në ciklin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit

Më tej Peleshi bën me dije se …“Duke marë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standarteve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm”.

REAGIMI:

Sistemi i sigurisë ushqimore në vend nuk ka qënë dhe nuk është perfekt. Pikërisht sepse bëhet fjalë për siguri ushqimore ndërhyrja duhet të jetë radikale.

Ashtu sic u bë dhe po vazhdon të bëhet me ciklin e mishit, sikurse e kemi lajmëruar edhe më përpara do të ndërhyjmë në mënyrë po aq radikale edhe në ciklin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit.

Duke marë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standarteve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm. (TemA)

3 komente në “Alarmi për substancat kancerogjene në qumësht, reagon Peleshi: Do të ndërhyjmë në mënyrë radikale”

  1. mirel says:

    Po prisni deri ne zgjedhjet e tjera se kushedi si vene punet. Ndoshta do ju duhen aleatet prape, pa populli ate puna ka, helmohet dhe nuk ankohet. Eshte mesuar dhe me vdekjen, sidomos kur kjo vjen ngadale.

  2. Zigur Qarri says:

    Tani duhet te ngresh padi,sepse ky problem ka qene gjithmone,pra kemi te bejm me
    perserites qe jan te ndergjegjshem per ate qe bejn,jo rastesore.Megjithese muti eshte
    bere Kala,me mire vone se kurre.

  3. tomorraku says:

    Minister Peleshi ! Ato qe deklaroni jane te drejta e duhen bere shume shpejt ; por une do te shtoja qe ne qofte se ato qe thote paraardhesi juaj jane te verteta , atehere duhet te dale pergjgjesia ligjore e vartesvet tuaj apo e paraardhesit tuaj , i cili pa tjeter qe ka pasur dijeni ,por ka heshtur per te shkarkuar pergjgjesine tek te tjere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje