Përgjegjësi për të tejkaluar mospajtimet në VV kanë të gjithë – përfshirë edhe Albin Kurtin. Kjo krizë më shumë është prodhuar nga egot, ambiciet e pafrenueshme dhe dëshira – sidomos e Kurtit dhe grupit të tij – për të kontrolluar gjithçka dhe për të lidhur aleancë edhe me ata që VV duhej t’i luftonte politikisht. Megjithatë, kritikët e tij nuk duhet ta zhvillojnë betejën duke u fshehur. Sepse duke u fshehur vetëm ngjallin dyshime se mund të kenë agjendë krejt tjetër nga ajo çfarë thonë nëpër media digjitale dhe televizive.
Nga Enver Robelli
Nuk mbahet VV e gjallë, shpresëdhënëse dhe e denjë për ta votuar me figura të viteve ’70, me komisarë politikë, me «urra-urra»-klithma e brohoritje. Një VV e tillë shndërrohet në objekt muzeal. Përgjegjësinë për kapërcimin e krizës së VV-së nuk e kanë vetëm kritikët e Albin Kurtit. Këtë përgjegjësi, më shumë se kurrë më parë, e ka edhe vetë Albin Kurti. Duket se mbledhja e sotme nuk është planifikuar të jetë më shumë se mobilizim për klithma e brohoritje «urra-urra», për nuhatje të armiqve të brendshëm dhe për poza pa përmbajtje.
Por, suksesi politik i VV-së nuk do të ishte i mundur pa kontributin e të gjithëve – të linçuar apo linçues, siç po quhen, pjesëmarrës apo jopjesëmarrës në panairin e sotëm të egove. Ky konflikt i VV-së duket se është një flamë nga e cila vuajnë të gjithë politikanët shqiptarë: paaftësia për të frenuar egon. Kjo paaftësi është shkatërrimtare. Sa shumë janë tallur funksionarët e VV-së me çarjen e LDK-së më 2006. Në vitin 2017 papjekuria politike kërcënon ta përçajë rëndë VV-në.
Çmimin e ndarjes së LDK-së e ka paguar Kosova me një dekadë kryesisht të humbur në aspektin e zhvillmit ekonomik dhe konsolidimit demokratik.
Në letrën e tij Albin Kurti shkruan: «Disa njerëz kur i humbin privilegjet mendojnë se kjo është padrejtësi. Ata duhet të fillojnë të mendojnë se ndoshta privilegjet paskan qenë padrejtësi». Kujt i drejtohet me këto fjalë Kurti? Dardan Molliqajt, me të cilin e ka ndërtuar Vetëvendosjen? Nëse mbështetësit e Kurtit dhe vetë Kurti e kanë gojën plot citime për procedura, nene, e dispozita të shenjta të partisë, a bën të përgjigjen ata mbi rrethanat e shkarkimit të Molliqajt nga posti i sekretarit të përgjithshëm?
Nga ana tjetër: tërë kësaj parade të Molliqajt i vjen një duhmë e rëndë. Ai që ka përdorur (shpesh me të drejtë) gjuhën më të ashpër ndaj kundërshtarëve politikë, tash apelon për vokabular të moderuar dhe njëkohësisht e akuzon Albin Kurtin se po synon koalicion me PDK-në. Nga mbështetësit e Kurtit Molliqaj akuzohet se po provokon ndarjen e partisë për të penguar ardhjen e saj në pushtet. Një akuzë tjetër është se Molliqaj dhe grupi i tij «janë marrë vesh» me «faktorin e jashtëm» për ta përkrahur qeverinë e tanishme kur të vjen puna e votëbesimit, nëse vjen ndonjëherë. Këto mund të jenë sa të vërteta po aq edhe hamendje të përkrahësve të Kurtit, por gjithsesi tregojnë se deri ku ka shkuar debati i përçarjes në VV. Konspiracioni shkon deri aty, saqë Dukagjin Gorani cilësohet vetëm si lojtar i dhënë hua nga PDK-ja për t’ia vënë zjarrin VV-së. Fjalia e famshme e Rrahman Morinës se «një dreq i madh ka hy këtu» rrallëherë ka qenë kaq aktuale se sot në rastin e karnevalit dhe kacafytjeve brenda VV-së.
Përgjegjësi për të tejkaluar mospajtimet në VV kanë të gjithë – përfshirë edhe Albin Kurtin. Kjo krizë më shumë është prodhuar nga egot, ambiciet e pafrenueshme dhe dëshira – sidomos e Kurtit dhe grupit të tij – për të kontrolluar gjithçka dhe për të lidhur aleancë edhe me ata që VV duhej t’i luftonte politikisht ose së paku të mos i afronte – për shembull manipulatorët islamistë dhe militantët e frustruar të LPK-së, të cilët mentalisht ende ndodhen në vitin 1985 në ndonjë kthinë në Zvicër, ku e përgatisnin numrin më të ri të «Zërit të Kosovës» me tema për qeverisjen e Millka Pllanincit, deklaratat e Ali Shkurisë dhe vajtimet gjithëkombëtare me rastin e vdekjes së «shokut» Enver Hoxha.
Këtë mentalitet regresiv në VV janë duke e ruajtur edhe disa komisarë politikë të Tiranës, të cilët kanë ambicie jo vetëm t’i prishin kufijtë në Ballkan, por edhe të luftojnë botën perëndimore, e cila në Kosovë paskësh instaluar një sistem neokolonialist, ndërsa partitë politike të Kosovës (me përjashtim të VV-së) paskan bërë tradhti ndaj çështjes kombëtare.
Çfarë do të duhej të bënte, ta zëmë, Ibrahim Rugova më 1999? T’ia mbyllte telefonin Madeleine Albrightit? Të bojkotohej konferenca në Rambouillet? Të vriteshin 200 mijë njerëz, siç parashikonte me lehtësi dhe kërkonte me dashakeqësi ndonjë aventurier politik? Këso iluzione shpesh i mban gjallë edhe Kurti, ndonëse ai ka aftësinë dhe përvojën politike të jetë realist aty ku duhet të jetë.
Megjithatë, kritikët e Kurtit nuk duhet ta zhvillojnë betejën duke u fshehur. Sepse duke u fshehur vetëm ngjallin dyshime se mund të kenë «agjendë të fshehur» dhe krejt tjetër nga ajo çfarë thonë nëpër media digjitale dhe televizive. Me rëndësi në këtë mes është edhe të shihet se prej cilave studio i lansojnë mesazhet dhe prej kujt instrumentalizohen. Visar Ymeri duhej të merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së. Është shumë e mundshme që militantët e Kurtit do t’i fishkëllonin atij (më së paku, sepse mes tyre ka edhe të tillë që vringëllojnë me allti), por të jesh kryetar partie domethënë të marrësh mbi vete edhe përgjegjësinë e ballafaqimit me kundërshtarët me ato argumente që ke.
Siç u pa sot, Kurti gëzon mbështetje të konsiderueshme nga baza partiake. Është politikani më i votuar në zgjedhjet parlamentare dhe kërkesa e Visar Ymerit që ai të mos kandidohet për kryetar të partisë është – thënë më së buti – e pamenduar. Por, Kurti nuk mund ta mbajë partinë me njëmendësi, as me mendësi autoritare. Në letrën e tij ai shkruan: «Demokraci kudo dhe tërë kohën. Demokraci pa hakmarrje. Kështu mund dhe do të ecim përpara». Por, janë sidomos përkrahësit e verbër të Kurtit që këto ditë janë shquar për të keq – si hakmarrës gojëndyrë, përgojues e borizanë të thashethemeve. Asnjë fjalë kritike nuk e tha Kurti kundër tyre.
Një apel i Kurtit është ky: «Duke diskutuar hapur dhe në forumet e Lëvizjes sonë, kontribuojmë që të zvogëlohet mjegullimi i mendjeve dhe helmimi i zemrave të aktivistëve tonë». Por, nëse konflikti në VV po ekzistuaka qe një vit, atëherë përse VV-së i mungoi kjo gatishmëri për debat, përse nuk e hapi këtë debat vetë Kurti? Thirrja e tij: «Për betejat jashtë e për sfidat brenda nevojitet vullnet i hekurt por edhe nerva të çelikta. Ashtu siç nuk ka barrierë që na ndal, nuk ka as pykë që na çan!» më shumë i përngjan parullave të një kohe të shkruar dhe një filmi të Gjergj Xhuvanit se sa vokabularit modern politik.
Pas mbledhjes së sotme ekziston rreziku që hendekku të thellohet. Mbështetësit e Kurtit akuzojnë Shpend Ahmetin për koalicion me AAK-në në Prishtinë (vërtet një aleancë e çuditshme dhe e dëmshme për kryeqytetin!), ndërsa nga ana tjetër Kurti nuk e pati problem të përkrahë atë kandidat që fitoi zgjedhjet në Mitrovicë, i cili vjen nga një parti krejtësisht klienteliste dhe familjare. Në këtë betejë mes grupeve e klaneve në VV duket se nuk ka engjëj. Dhe për këtë mund të shërbejë ky shembull: ata që akuzojnë Molliqajn se i ka favorizuar disa aktivistë me rroga në VV, vetë nuk jetojnë fare keq nga rrogat e larta që marrin në komunën e Prishtinës. Epilogu? Të flasim më Johann Wolfgang von Goethe: «Porosinë po e dëgjoj, por sall besimi po më mungon». Kjo vlen edhe për letrën e Kurtit të lexuar sot me pompozitet. Ai kishte një shans më të madh sot. Vendosi të merret me cikërrima dhe tautologji.
Partia komuniste Vetvendosje eshte parti diktatoriale, dhe secili anetar e din dhe me vetedije , eshte antaresuar ne kete parti diktatoriale. Prandaj te gjithe anetaret e kesaj partie me vuulnetin e tyre maksimal kane hy ne kete parti komunitse.
Edhe te fjithe cotiesit per kete parti kane cotuar me vetedije te plote, dhe kane qene ne njohuri se kjo eshte parti komuniste dhe diktatoriale.
Kjo ndodh sepse ne Kosove u fitua liria fizike, por akoma nik e kane fituar lirine mentale shum qytatare te Kosoves, sepse jne mesuar te jene rob. Dhe roberine shla elle, deshirojne te ezvendesojne me roberi komuniste te Vv, qe eshte parti diktatoriale. Vv ka premtuar se te gjithe do te jene te barabart….dmth te ghithe do te jene te varfer, sepse barazia ekonomike nuk arrihet ndryshe veqese ne varferi …..
Shqiptart e Kosoves kurrrrr nukkane qene me te lire dhe me te pasur, dhe kurrrrrrrrr me shume te punesuar…
Pornqenefat komunist te llnit Hydajet Hyseni, Albin Kurti, edhe te gjitha coftinat tjera komuniste nuk e durojne lirine dhe pasurine…….
Ti, si veterinar që je, shko merru me lopë, se nuk je për njerëz, edhe më pak për aktivistët e LVV !
o Kapit harapi,, po une me lop po mirrem……….diqka po me doket qe edhe ti je pacijent i imi…….diqysh si komunist po dokesh………sepse ju komunistet kur ju sheh njeriu prej se largu dukeni sikur te jeni njerez, por kur afroheni dhe filloni te flisni…..atehere e verejme qe nuk jeni njerez por jeni komunista……
Keqinterpretim dashakeqes ne shume pika. Njeanshmeri e fshehur. Ilustrim i asaj qe thone per mashtruesit dhe demagoget: “Qe te jete i besueshem mashtrimi, perdor 10 te verteta neper 30 te paverteta”. Por kjo nuk i vlen qendrimit realist ndaj ngjarjeve, qe duhet te karakterizoje nje analize mediatike. U vlen vetem kokebosheve qe ngopen me luge te zbrazet.
Ky shkrim – një grumbull fjalish të pakutimta !
Ti, si veterinar që je, shko merru me lopë, se nuk je për njerëz, edhe më pak për aktivistët e LVV !
Shume po mundohen disa me zbeh rritje e VV ,sikur te ishin kudisur nga disa ambasada qe deri sot as emrin nuk kane deshte me ia ditur…
Po pas cdo sulmi VV vetem sa eshte perforcuar se nuk votojme per individe po per levizjen edhe idete e saj te perfasuara nga qendrimi i Albinit.
Cilat ide?…….vetqenefosja asnje ide nuk e ka…..as qo do te kete……ideja qe nuk ka plan te realizimit nuk eshte ide por fontane deshirash………….
Per shembull ideja e bashkimit kombetar ekziston qe 200 vite…..ndersa komunistet islamik te vvcese, nuk kane plan qysh te bhet bashkimi. Deri me sot te gjitha shtetet ne bote jane themeluar ne baze te nje LIGJI………. E qe eshte LIGJI I FORCES.
Me sa kam informata Serbia dhe Rusia jane me te forta se KOSOVA DHE SHQIPNIA……..e bashkimi nuk behet pa force.
Vetvendosje eshte levizje e parimeve, e jo e “liderve karizmatik”. Albin Kurti eshte thjesht Nderi i Kombit, dhe me plot te drejte quhet lideri shpirteror i Vetvendosjes. Vetvendosja eshte vazhduese e parimeve te Rilindjes Shqiptare, pas nje kohe te gjate qe shqiptart e kan humbur mbas mbreterive dhe stalinizmit. Po duket se problemi brenda Vetvendosjes jan disa ish-komandanta meritor, por qe megjithate kan ra ne lajthitje nga “sukseset” perrallore te “komandantave te Rognerit”. Te tillet e kan deren e hapur te aderojne aty ku do te gjejne me shum “mirekuptim”, por Vetvendosja si subjekti politik me i votuar ne Kosove duhet ta vazhdoj rrugetimin e vet ne sherbim te qytetarve.
Oo Bali Baliiii
Vv eshte parti e shizofrenave dhe psikopatave islamokomunist.
Lenin dhe muhamed u Kry.