"E vërteta e ngacmimit seksual", vijojnë deklaratat tronditëse të mjekut personal të Enverit: Të flasë Iliri dhe gruaja e tij Teuta për...

17 Dhjetor 2017, 17:49Politika TEMA

Pas deklaratës që bëri djali i Enverit, Sokol Hoxha se mjeku personal i Enverit, Hektor Peçi, i cili u largua pas ngritjes së një intrige për t’u zëvendësuar nga mjeku Isuf Kalo, se e Teuta e fejuara e Ilirit e akuzoi se e kishte ngacmuar, ka reaguar vetë mjeku.

Teksa tregoi të vërtetën e ngacmimit seksual, duke e mohuar prerë dhe duke thënë se Teuta ishte gjimnaziste aso kohe, mjeku Peçi pergjigjet edhe për të tjera pikëpyetje.

Pyetur nga “Panorama” se si ka mundësi që ndërsa Sokoli e shpreh dukshëm respektin ndaj tij, vëllai i tij, Iliri, nuk shprehet, Peçi jep këtë përgjigje:

“Ndoshta ekziston ndonjë arsye tek Iliri, përderisa ai nuk shprehet. Ai duhet të shprehet dhe jo unë, gruaja e tij duhet të shprehet dhe jo unë”- thote ai.

Sipas tij, raportet mes tij dhe tyre kanë qenë korrekte dhe asnjëherë nuk kanë pasur jo sherr, por as debat.

“Jo, jo. Absolutisht. Atëherë, ju nuk keni dëgjuar se ndaj jush ka pasur një intrigë të tillë..? Jo, jo tani e lexova nga gazeta juaj” thote mjeku.

Çfarë tha Sokoli

“Deri në vitin ’72 ka qenë Hektor Peçi. Formulohet një intrigë e ulët nga mbesa e Ramiz Alisë, e fejuara e vëllait tim, që pretendoi të ishte ngacmuar si femër prej doktorit. Synimi ishte të largohej Hektori dhe të sillej Isuf Kalo nga Hysni Kapo”, është shprehur Sokol Hoxha.

Reagimi i mjekut për ngacmimin

Profesor Peçi shprehet se Teuta Hoxhën nuk e ka takuar asnjëherë, ndërsa ajo ka qenë gjimnaziste kur ai ishte mjek i Enver Hoxhës.

Ai shprehet i habitur me këtë intrigë, për të cilën thotë se e ka mësuar vetëm kur ka lexuar në gazetën “Panorama” intervistën e Sokol Hoxhës. “Të tjerat i dinë vetë ata, unë nuk mund të hyj në problemet e brendshme të familjes së tyre. Por unë vetë nuk pata ndonjë masë qortuese, as kritikë të lehtë apo të rëndë, apo ndonjë pasojë. Nuk mund të çohet nëpër mend që të ketë pasur një dyshim apo akuzë të tillë ndaj meje dhe unë të vazhdoja punën si mjek i pacenuar. Nuk mund ta çosh dot nëpër mend”, shprehet profesor Peçi.

10 komente në ““E vërteta e ngacmimit seksual”, vijojnë deklaratat tronditëse të mjekut personal të Enverit: Të flasë Iliri dhe gruaja e tij Teuta për…”

  1. Ateisti says:

    Nuk eshte e veshtire te kuptohet se , dikush eshte i interesuar
    posaçerisht , që ti paraqese me hije e si fole grerezash e
    intrigash ,per te perlyer sado pak , familjen e E.Hoxhes !

  2. Shefqet Cela says:

    NGA TRENDAFILI DEL FERRA. NE KETE RRAST KA DALE NJE BASTARD QE I KA VENE DETYRE VETES TE PERGOJOJE GJAKUN E VET TE SHPRISHUR.

  3. mirel says:

    Ja ky doli qe Burri u Liljanes qenka budalla e leshko. E paska trullosur e shoqa

  4. XheJ eN Bi says:

    Vertet Sokoli dhe Liliana kane rrjedhur dhe kane humbur nocionin e kohës. Në 1973 Teuta Aliaj ka qenë nxënëse. Në Qershor të 73-shit ka qenë në Mamuras me shkollen “P. N. Luarasi” në zborin ushtarak, bile i kam shkruar “Fletë lavdërimi” me dorën time.

  5. mateo says:

    Mjerimi i gazetarise dhe politikes shqiptare!
    Merreni me thashetheme dhe shpifje sikur te jeni qen rrugace!
    Nuk thone kot,qe “HEDH NJE BUDALLA NJE GUR NE LUME dhe 100 te mencur nuk e gjejne dot”!
    Cfare hallesh ka populli dhe cfare mutrash nxjerrin ne gazeta!

  6. Vezhguesi says:

    Sokoli paska rrjedhur.
    Kush nga ata qe e kane jetuar ate kohe nuk e di se vetem po te ish ankuar Teuta, doktor Peci do shkonte te pakten mjek ne Picar, po me shume gjasa ne burg.

  7. demok says:

    Ay,Sokoli,nuk po thote qe s`ka qene nxenese!Nxenese ka qene.Ay thote,qe e ka ngacmuar Hektor Peci.Cudia ketu eshte qe Hektor Pecit nuk i bene ndonje HAPSES,qe te perfundonte si Asllan Rusi dhe Dash Fagu

  8. Thupra says:

    E….mo enverista…..prisni se s’keni pare gje akoma,do dalin edhe te tjera nga
    analet e “heroit te popullit”
    Me ligjet e ateresheme po te dilte djali kundra partise,babai perjashtohej nga
    partia pastaj arrestohej dhe me vone e shpinin ne t’e semes,
    enverista ! mos e harroni luften e Kllasave,mos e ulni vigjilencen !
    “shoku” enver doli njesoj si shoku memet kur i hodhi djali “vickla”
    Merni masa ! “Lumi fle e armiku s’fle”
    Ta mbani partine te “paster” tha shoqja nexhmie,Harruat ju o EDEPSEZAT e komandantit ?
    Lufta e Kllasave !

  9. Familje alabake ,ordinere,u shoftee rraca e poshter,qe nxiu jeten e shqiptareve 50 vjet

  10. Kuq e Zi pergjithnji says:

    Nuk e kuptoj per jeten e kujt e ke fjalen “Blu vetem Blu”. Nuk e di as nga cila shtrese e shqipetarve vjen. Jeta jone ka qene po aq e ndritur sa ti nuk e ke provuar kurre deri me sot, me ato qe ke patur ne krye keto 25 vjet.
    Flisni per veten tuaj dhe mos merni neper goje jeten e te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje