FOTO/ U vra me tre plumba në kokë në Shkodër, kush është Angjelin Shkami

17 Dhjetor 2017, 13:28Politika TEMA

Viktima që u vra sot në Shkodër me tre plumba në kokë  nuk ishte një person i panjohur për organet e drejtësisë.

Sipas Prokurorisë së Shkodrës, aktualisht Angjelin Shkami ishte në “arrest shtëpie”, pasi në prill të këtij viti ishte arrestuar me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se më parë ka qenë i proceduar penalisht dhe ajo që bie në sy është fakti se gjykata e shkallës së parë e kishte dënuar atë me “arrest me burg”, ndërsa kjo masë sigurie ndryshoi disa muaj më vonë në “arrest shtëpie” nga gjykata e Apelit.

Sipas dyshimeve të para mendohet se vrajsa e tij në makinë ka nd0odhur si pasojë e prishjes së një  pazari për kultivimin e drogës.

Njoftimi i policisë:

Me datë 17.12.2017, rreth orës 11:10, Salla Operative është njoftuar se në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”, një person në një makinë, është pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz” me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.Sh. 32  vjeç, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në  vendin e ngjarjes ku po  vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistolete.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga  D.V.P. Shkoder për kapjen e autorëve, janë edhe grupe të FNSh-së. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje