Protesta rumune dhe ajo shqiptare kundër reformës në drejtësi

17 Dhjetor 2017, 12:45Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Ka një paralele shumë interesante mes asaj që po ndodh në Rumani dhe zhvillimeve në Shqipëri, në raport me reformën në drejtësi.

Dy- tri javë më parë, në fund të nëntorit, më shumë se 50 mijë rumunë u derdhën rrugëve të Bukureshtit, në njërën prej protestave më të mëdha të shoqërisë civile që pas 1989, kundër mënyrës se si social demokratët postkomunistë në pushtet (PSD) po kërkojnë që ta bëjnë reformën në drejtësi atje.

Ndërkohë që të hënën në Shqipëri partitë politike opozitare të cilat një vit e gjysëm më parë e votuan unanimisht një reformë të tillë, i kanë bërë thirrje përkrahësve të vet,- pasi anatemuan “shoqërinë civile të blerë nga qeveria”,- për të mos lejuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm të vendit.

Rumania është një vend ballkanik si edhe Shqipëria.

Rumania është një vend ish komunist si edhe Shqipëria, gjithashtu.

Rumania është një vend që e detyroi ish udhëheqësin e vet komunist Nikola Çaushesku që të tentojë të arratiset me helikopter nga taraca e godinës së partisë, për ti shpëtuar zemërimit popullor, duke përfunduar i vrarë gjatë një transmetimi televiziv live, sëbashku me bashkëshorten e tij.

Kjo skenë u pa edhe në ish Bllokun e Tiranës, pas së cilës, elita komuniste e kuptoi që duhej të bëhej gati të largohej pas gjysëm shekulli në pushtet.

Më pas, ata që morën dakordësinë e ish udhëheqësit komunist Ramiz Alia për të bërë ndryshimin e butë e pa gjakderdhje, ende vijojnë të drejtojnë forcat e djathta politike në vend.

Rumania ka 10 vjet që i është bashkuar familjes europiane dhe ka bërë hapa të mëdha në drejtim të zhvillimit social ekonomik të vendit dhe standardit të jetesë së qytetarëve të vet.

Shqipëria pritet që më në fund, të mari brenda gjashtë mujorit të parë të 2018, ftesën për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, një proces ku po të kemi shumë fat, mund të na bashkojë me Rumaninë në union, vetëm në vitin 2025 e tutje.

Rumania e ka kaluar një valë të madhe arrestimesh dhe spastrimesh të thella antikorrupsion dhe ka bërë beteja të mëdha kundër krimit të organizuar, por ende vazhdon të jetë ndër të fundit shtete të BE në këtë drejtim, sëbashku me Bullgarinë e ndonjë tjetër.

Reforma e re që tentohet të ndërmeret në drejtësi, shihet si një vepër e qeveritarëve të saj të majtë, për të mbrojtur interest e oligarkisë politike dhe asaj ekonomike, kundër interesave dhe nevojave të qytetarëve për drejtësi edhe më të drejtë.

Në Shqipëri reforma në drejtësi është prova më e madhe që duhet të kalojë klasa politike, për ta bërë vendin që ti bashkohet familjes europiane.

Ajo lindi si nevojë e brendshme jetike e shoqërisë, për tu ndarë me kulturën e pandëshkueshmërisë, e për të instaluar më në fund elementët fondamentalë të shtetit ligjor. Anketimet treguan se rreth 95% e qytetarëve shqiptarë e dëshirojnë atë.

Kjo bëri që si asnjëherë më parë në 27 vitet e pluralizmit postkomunist, 100% e deputetëve të Parlamentit (140 vota nga 140) të votonin PRO kësaj reforme që ka edhe mbështetjen vendimtare të partnerëve tanë strategjikë; BE dhe SHBA.

Të hënë, gjysma e atyre që votuan pro dikur, do të jenë në rrugë bashkë me protuestuesit, përpara Parlamentit dhe kundër reformës. Ndërsa gjysma tjetër, në sallë për të votuar vijimin e zbatimit të saj, duke zgjedhur ndër tri kandidaturat, njërën për postin e Kryeprokurorit të ri të Përkoshëm të vendit.

Në Rumani, në rrugë bashkë me protestuesit kundër reformës së njëanshme në drejtësi, zbriti edhe Presidenti liberal i shtetit, Klaus Johannis. Nuk dihet ende se ç’farë qëndrimi do të mbajë për këtë, presidenti Ilir Meta, i cili ishte kryetari i Parlamentit dhe i LSI-së, kur votoi PRO reformës të cilën partia e drejtuar sot nga bashkëshortja e tij, e kundërshton.

Në Rumani të majtët e reformuar duan të bëjnë një reforme në drejtësi, për të mbrojtur më së shumti mëkatarët brenda gardhit të vet. Një hap që kundërshtohet masivisht nga qytetarët.

Në Shqipëri, të vetmit që pritet të vijojnë ta mbështesin këtë reformë në Parlament, janë të majtët e moderuar, të cilët duken të vendosur për ti shkuar deri në fund një hap që nesër, pritet të sjelli ndëshkim ndoshta edhe brenda radhëve të tyre.

Fundjava kalon shpejt dhe e hëna pritet të jetë një ditë e re, shumë interesante në Shqipëri. Ndryshe nga Rumania që Çausheskun e tyre e larguan me plumba, ironia e fatit ndoshta e do, që ne hijen e së shkuarës, ta largojmë me votë pas 27 vjetësh. Edhe me ndonjë protestë sigurisht. Eshtë kolona e përjetëshme zanore, e një shfaqje shumë të vonuar.(alpenews.al)

6 komente në “Protesta rumune dhe ajo shqiptare kundër reformës në drejtësi”

  1. Jon says:

    PRESIDENTIN E KE ME MENDJE DHE SHPIRT NË SHESH.
    POR, NË MOMENTE KRITIKE,SHQIPËTARËT KANË TREGUAR MENÇURI.
    PRISNI DHE SHIKONI.!
    HAJDUTËT DO TË MBESIN VETËM.
    USA dhe BE , JANË ME SHQIPËRINË EUROPIANE.
    ??????????????????

    1. €piriiiiii says:

      Rumania eshte vend 100% Europian ne Kulture Fe dhe Identitet. Shqiperia eshte Kulture Fe dhe Identitet
      i Cunguar Europiane nga TurkoArabet te sjell ketu prej Osmanve. Turkoshat e Shqiperise me Ekonomi duan Europen kurse Mentalitet duan Sulltanet dhe Emiret Arab. Demokratsia nuk ka Nevoj per Kult Individi, sic kerkojne ose ‘respektojne’ ketu te Ne ‘Lider Historik’ kur te fillojne te mendojne edhe Shqiptaret si Rumunet dhe Europianet shume shpejt do ta ndertojne vendin e vet.

  2. Tr says:

    PALACOT E CIRKUT TE HENEN NE PROTESTE , KUNDRA REFORMES . CFARE MUND TE BEJME ME TEPER KETA KLLOUNE .???

  3. niki says:

    Konflikt me i madh interesi , se ai i presidentit te shtetit (gruaja e tij sekretare e Lsi-se) i nuk ka .Jo se nuk e kupton presidenti kete,por i intereson qe ne vend te tije te leh e shoqja…!!!

  4. Beqiri says:

    SAPO E LEXOVA TEK CityNews.al shijojeni edhe ju se ja vlen dhe te mesoni perse i shkon pas bythe Lulzim Bashes dhe Sali Berishes LSI. Turp dhe faqe e zezem per interesa vetiake sakrifikojne vendin. Delenxhinje jane jo politikane. Kliko ketu poshte.
    http://www.citynews.al/2017/12/ilir-meta-petrit-vasili-dhe-monika-kryemadhi-te-perfshire-ne-pastrim-parash/1

  5. Fred Kautinari says:

    Kur katundarë si ky bëjnë leksione demokracie, demokracia shkon per lesh …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje