Një datë e veçantë, një ngjarje apo përkujtimi i një miku apo njeriu të dashur mund të përjetësohet me një veprim të thjeshtë, duke mbjellë një pemë.
Nismës së Bashkisë së Tiranës nuk i janë bashkuar vetëm biznese, organizata apo përfaqësi diplomatike por edhe qytetarë të thjeshtë.
Një rast domethënës është ai i qytetarit nga Tirana, Drini Kardhashi i cili 50-vjetorin e ditëlindjes së tij zgjodhi ta festojë duke mbjellë një pemë.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në Facebook ka vlerësuar gjestin e Drini Kardhashit si një mënyrë për të kthyer besimin tek e ardhmja e qytetit. Sipas Veliajt kush dhuron një pemë dhuron jetë për gjithë kryeqytetin tonë.
“Ndërkohë që disa vetëm flasin e flasin z. Drini Kardhashi, i dhuroi Tiranës, një pemë bliri për 50 vjetorin e tij. Shembuj konkret, që të kthejnë besimin tek e ardhmja e qytetit. Dhuro pemë, dhuro jetë”, shkruan kryetari i Bashkisë në rrjetin social Facebook.
Bravo, kujtova se aty do ndertoheshin varrezat greke me leje nga EDrama.
Brabo.z Drini ! Jete tegjate Juve dhe familkes suaj.Shembull i shkelqyer qytetar.
Ju lumte. Edhe100! shembull per tu ndjekur.
Veprim shume i bukur qytetar z.Drini. Lumturi familjes suaj te bukur.
Veprim shume i bukur qytetar z.Drini. Lumturi familjes suaj te bukur.