FOTOT/ E dashura punonte si striptiste, i riu nuk e duron këtë fakt... i vë zjarrin klubit

17 Dhjetor 2017, 15:25Lifestyle TEMA
FOTOT/ E dashura punonte si striptiste, i riu nuk e duron këtë fakt...

Një i ri i ka vënë zjarrin club-it “JB’s Gentlemen’s Club” në West Virginia, SHBA, sepse nuk e kapërdinte dot faktin që e dashura e tij punonte striptiste.

Creio Bishop, 21 vjeç i ka vënë zjarrin clubit në orën 3:30 të natës dhe më pas ka shkuar në një market.

Policët e gjetën Bishop në parkimin e makinave të marketit dhe e kanë arrestuar nën akuzën zjarrvënie të shkallës së dytë.

I pyetur për shkakun, 21-vjeçari është shprehur se ishte lodhur nga fakti që e dashura e tij punonte në këtë club dhe i vuri zjarrin.

Jim Reed, pronari i club-it tha se askush nuk është lënduar, por zjarri ka shkaktuar 1 mijë dollarë dëme.

Ai shtoi se McKayla Biedenbach do pushohet nga puna sepse i dashuri i saj mund ta bëjë përsëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje