Mëngjesin e së martës në spitalin e Wales në Britaninë e Madhe lindi foshnja më të rëndë që peshon gati 6kg.
Nëna e vogëlushit , e mahnitur tha: “E ndjeja ndryshimin në presion kur po lindte. E dija që ishte fëmijë i madh, por nuk ma merrte mendja aq shumë derisa e pashë. Është e mrekullueshme.”
Edhe pse është foshnja më e rëndë në botë pas një periudhe prej 10 vitesh, Sheralyn Ëilcock tregoi se nuk ka patur anormalitete gjatë shtatzënisë.
Fakti që ka lindur shumë i rëndë, bën që foshnja të kërkojë qumësht rreth 70ml cdo tre ose katër orë. Dihet se mesatarja për të ushqyer një bebe me qumësht është mes 20-40ml. (TemA)