Hipokriza e PD/ Në zgjedhjen e Llallës, Berisha tha: Kompromisi për Prokurorin e çon vendin tre hapa pas!

18 Dhjetor 2017, 10:46Politika TEMA

Ditën e sotme, Partia Demokratike dhe LSI kanë dalë në protestë, duke kërkuar ndërprerjen e seancës parlamentare në të cilën pritet të zgjidhet prokurori i Përgjithshëm.

Të dy partitë e opozitës kanë refuzuar konsensusin e propozuar nga maxhoranca, duke kërkuar zgjatjen e mandatit të Llallës deri në mandatimin e një Këshilli të ri të Lartë të Prokurorisë, një proces që mund të marrë edhe më shumë se një vit kohë.

Megjithatë, pesë vjet më parë, kur PD dhe LSI ishin bashkë në opozitë, kur ishte Partia Socialiste ajo që kërkonte konsensus për zgjedhjen e Prokurorit të Ri, nga foltorja e Parlamentit, ish-Kryeministri Berisha e quante kompromisin për Prokurorin si një “shkatërrim të institucionit të Prokurorisë”.

Sipas ish-Kryeministrit, vendosja e një votimi 3/5 për Prokurorin, do të përbënte një hap që “do të çonte vendin tre hapa pas”.

Më pas, Partia Demokratike, e përkrahur nga LSI vazhdoi në zgjedhjen e njëanshme të Llallës, si Kryeprokuror i Përgjithshëm.

Ky është një ekstrakt i pacensuruar, nga fjala e Berishës në seancën e datës 18 shtator 2012:

“Dy gjëra do të theksoj: Së pari, është shumë e vërtetë që me konsensusin që arritëm për zgjedhjen e Presidentit së bashku, së pari, unë me kryetarin tuaj dhe pastaj ju që na mbështetët, ia dolëm të shmangnim vendin nga një krizë. Por çfarë po ndodh tani? Tani nuk po ndodh një hap para e dy mbrapa, por një hap para e tre mbrapa. Të kthehemi tri herë bisht te Presidenti. Të vendosim votimin me 3/5-at në tri raste, për të rrënuar 3 institucione.

E dyta, ka qenë shumë e dhimbshme, një nga gjërat më të dhimbshme, atentati terrorist ndaj gjykatësit Konomi. Duhej të ishe i sinqertë në publik, në shtyp dhe kudo: i akuzuari kryesor ishte Topi juaj në rrjetë. Përsëri vazhdoni ju. Përsëri e mbrojtët. Nuk kam asnjë fakt, por e vërteta është se ai u përfol si një nga njerëzit që kishte dashur të grabiste tokat në ato zona me lejtantët e vet. E pati shumë të vështirë kur shkoi në familje, ç’është e vërteta. Dhe fjalë janë thënë aty. Të paktën edhe tani hapuni! Këto janë të vërteta. Të flasësh ti tani dhe të më sulmosh mua pse po them këto. Komisari që u vra, u vra nga një njeri që u lirua nga gjykatësi që ishte thirrur për ta liruar.

Dy vëllezërit që u vranë tek ura e Matit, u vranë se ishin liruar nga njeriu që erdhi në KLD. A janë kështu, apo jo? Ju lutem! Ju jeni opozitë. Tani theksuat se kemi shumë rrugë për të bërë. Këtë e kam thënë unë, 35 vjet i kemi përpara. Po dhe ju garantoj luajalitet të plotë dhe respekt ndaj jush.

Së fundi, i nderuar zoti Ruçi, meqë të pëlqen folklori, ja se ç’më shkruan një demokrat nga Tepelena: “Lexoja Gramozit pjesën e dytë të këngës: “Të tjera bën, të tjera thua”. :”Mamanë t’i mos e dëgjo, fillo të bësh të mira”. Ky është vargu i dytë i këngës”

1 komente në “Hipokriza e PD/ Në zgjedhjen e Llallës, Berisha tha: Kompromisi për Prokurorin e çon vendin tre hapa pas!”

  1. O KURV GAZETE
    ALA E QISNI KTE KERM E PEST NJEREZORE
    ME TE TILLA FOTO TE MODOFIKUME
    ME E TREGU SHPELLARIN E SHEMTUAR SI DJALLI GJASME SI “QYTETAR” “TE FISSHEM” !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU SHKERDHATAT E ATIJ KOMBI
    JU JENI SHERBETORET E MAFIES POLITIKE QE CUAN ATE SHQIPERI NE ATE GROPE TE ZEZE

    SALI KURVA : HIPOKRIZISE SHPELLES I KA DAL KALLAJ
    KA VITE :
    TI JE ARKITEKTI I SHKATERRIMIT TE GJITHCKAJE NE ATE SHQIPERI
    JE KRYKRIMINELI
    ANTIDEMOKRATI
    TERRORISTI
    ISLAMISTI
    FUNDAMENTALISTI I SE KEQES NJEREZORE

    AJO QE TI MENDON E I QUAN “HAPA ” ESHTE SHTETI ISIS
    KTU MBARON KAPITULLI I SHTETIT ISLAMIK QE NJI FUNDERINE ISLAMIKE
    I FSHEHUR NEN MASKA KERKOJ TE NDERTOJE NE SHQIPERI !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje