VOTIMI: Arta Marku zgjidhet kryeprokurore e Shqipërisë, në kushte lufte

18 Dhjetor 2017, 11:34Politika TEMA

Arta Marku është kryeprokurorja e re e Shqipërisë.

Ajo është zgjedhur me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim gjatë seancës së sotme.

Votimi është bërë në kushte lufte, duke qenë se deputetët e opozitës kanë hedhur tymuese dhe kanë qendruar në këmbë.

Pas 20 minutave pushim, Marku është betuar si kryeprokurore e re, në kushte ekstreme.

Sipas CV-së së publikuar nga kuvendi, Arta Marku ka mbaruar studimet universitare në vitin 1999 dhe shkollën e magjistraturës në vitin 2002. Ajo ka punuar në prokurorinë e Fierit dhe atë të Shkodrës.

Kush është kryeprokurorja e re Arta Marku

Arta Marku, 41-vjeçe nga Puka, ka punuar si prokurore pranë organit të akuzës në Shkodër.

Ajo ka një eksperiencë prej 15 vitesh si prokurore e këtij rrethi.

Marku ka mbarur në vitin 1999 studimet në Shkodër në degën e Drejtësisë, ndërsa Magjistraturën e përfundoi në 2001-shin, duke dalë brezin e parë të prokurorëve.

Arta Marku është nënë e dy vajzave të mitura, ndërsa bashkëshorti i saj punon si oficer i Policisë Gjyqësore për qarkun Lezhë.

Gjatë garës për vendin e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, Arta Marku do të deklaronte në Komisionin e Ligjeve se Prokuroria është në kaos dhe se ajo është e aftë për t’i rikthyer normalitetin.

E shoh Prokurorinë në kaos dhe kam aftësinë të kthej normalitetin.

Prokurorët janë të hutuar, të demotivuar, pasi emërimet nuk kanë lidhje me meritat.

Në sistem ka prokuror me integritet e moral, që mund t’i japin sistemit shumë. Do bëj të zbatohen drejt ligjet.

Do inkurajoj çdo prokuror që të trajtojë e zgjidh çdo çështje.

Do garantoj mbështetjen time në hetimin e çështjeve.

Do bëj të mundur ndryshimin e situatës aktuale që ka të bëjë me ruajtjen e sekretit hetimor”, deklaronte Marku gjatë prezantimit të kandidaturës.(TemA)

14 komente në “VOTIMI: Arta Marku zgjidhet kryeprokurore e Shqipërisë, në kushte lufte”

  1. eli-tiv says:

    …Urime..pune te mbare !

  2. LORA says:

    Mendoj se eshte zgjedhja me e mire e shtate konkurenteve.
    Pune te frytshme Kryeprokurores Arta Marku.

  3. Makina e kuqe says:

    Gezojme votimin e porokurorit te pergjitheshem sikur u clirua shqiperia…
    Shpresojme per mire por nuk kam ndjenje te tille…
    Ja te shohim tani si do vene punet!!!

  4. pro says:

    -Urime z.Arta!
    ..opozita nuk ka qene e perjashtuar ne zgjedhjen e prokurorit..mbase nuk plotesojne kriteret…!!??

  5. Albani says:

    Pamvarsishte sa kohe do te qendroshe ne kete detyre,pamvarsishte se sa pune te dobishme do te beshe ,juve e nderuare zonje do mbaheni mend gjithe jeten se jeni zgjedhur prekurore e perkoheshme ( E Pergjitheshme) ne kushte me se lufte.Kjo qe ndodhi sote ne parlamentin shqiptar i dedikohet vetem dhe vetem Sali Ram Berishes qe kerkon ashtu si perhera qe shqiperi te mos kete kurre.E kjo motra dhe vellezer shqipetare eshte me se e temerrshme per kombin tone.Ju mbeshtesim dhe ju inkurajojme e nderuare zonja prekurore she shpresojme qe sa me shpejte ai institucion ti kthehet popullit qe ka njemije dhe nje halle ndryshje nga hallet e atyre qe duane te djegin shqiperine sote se nuk dine ku ti çojne parate e vjedhura nga populli shqiptar.Zogu kkur mori valixhet i çoi ne Itali po keta kreminela me ne krye aktivisten fringo te Monika Kryemadhi nuk dine se ku ti çojne dhe themi se ju ka plasur bomba ne dore.Z.Arta shendet dhe pune te mbare vetem per te mire te ketij populli qe po vuan nen thundren e nje partije qe vetequhet opozite,por gje te perbashket me ate nuk ka.

  6. mmoisiu says:

    Arta Marku duhet ta ndjeje ne cfare kushtesh eshte zgjedhur ,ta ndjeje pergjegjesine e detyres ,te jete e pa aneshme dhe e rrepte ne zbatimin e ligjit ,te mbahet mend per korektesine dhe pameshishmerine ! Te jesh avokate e popullit, Urime !

  7. sherifi says:

    urime dhe suksese se ke shume pune per te bere.

  8. Kellira says:

    Doli urimi im i para disa diteve:
    Te zgjidhet nje nga Veriu qe ta plasi ne burg Saliun dhe mos kene goje te na cajne gajden me luften Veri-Jug.

  9. taraboshi says:

    Duke pare qe ju qenkeni Pukjane jam i bindur qe ju do perfaqesoni kete instigucion nga me te rendesishmit me dinjitet besnikeri burreri bese ndershmeri sic e ka zakon pukjani .Edhe nje here urime e pac mendjen e mbare doren e mbare se ne drejtesi tash 27 vjete eshte bere nje cerdhe gjarperinjsh ku korrupsioni dhe krimi ka sunduar dhe as 3% drejtesi per popullin e shumevuajtur . Asgje nuk jam pra nuk kam asnje funksion nuk njoh asnje drejtus as nga e djathta as nga e majta vecse dua popullin e thjeshte dhe te ndershem dua vendin tim .

  10. Riza says:

    Urime Z.Marku e suksese.Mes “luftes u zgjodhe e me “lufte”zbardhi hajdutelliqet e ketyre plerave oppzitar.
    Turpe per nje nene ,bjonde ,e lyer para protestes,dhe e mbushur me botox,te heqi kepucen dhe te gjuaj
    Jam e bindur qe edhe femijet e tyre kete karaktere te prinderve kane,hajdute,kulima

  11. Eda says:

    ?????????????????????????

  12. Pune te mbare zonja prokurore!! says:

    Nuk ke patur frike kurre, as sot!! Pas Besnik Muçit je zgjidhja e duhur….

  13. Rizi says:

    Kam derguar nje sms pse nuk e botoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje