FOTOT/ Panetone me flori, do ta hanit?

20 Dhjetor 2017, 16:17Lifestyle TEMA
FOTOT/ Panetone me flori, do ta hanit?

A kishit menduar që mund të hanit ar?

Epo ja që një pastiçier ka realizuar një panetone me flori të ngënshëm.

Ëmbëlsira është e mbuluar me fletë ari 18 karatësh, dhe me çokollatë fondente.

Është ar i pastër, krijuar nga Sal de Riso, një bizhuteri-panetone, e pastiçerisë italiani Minori.

Mirëpo kostoja e tij nuk është për të gjitha tavolinat, plot 120 euro për kg, dhe prodhimi është mjaft i kufizuar, vetëm 10 copë.

Por pas postimit të saj në rrjetet sociale, të apasionuarit e kanë kërkuar të gjithë, dhe ka mjaft porosi sidomos nga Rusia dhe vendet arabe.

Sal De Riso është mjaft e njohur në Itali për krijimin e panetoneve të veçanta çdo fundviti.

Dhe “Anna”, siç quhet kjo ëmbëlsira me fletë floriri, me bazë rikotën dhe dardhën, është për të festuar 20-vjetorin e krijimit të famshëm në të gjithë botën, pikërisht torta me rikotë dhe djathë.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje