Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Rusi ka tronditur gjithë opinionin publikë.
Maxim Gribanov ka rrahur gruan e tij Anastasia Ovsiannikova, pasi ajo i kishte kërkuar të ndaheshin.
Por nuk mbaron me kaq, pasi 34-vjeçari pas shkelmimeve dhe grushtave të shumtë për disa orë me radhë, e filmoi me të nxirat në trup dhe ia ka dërguar shokëve të tij me përshkrimin “e vënë nën kontroll”.
Por 28-vjeçarja edhe pse ishte në gjendje shumë të rëndë me plagë të shumta, gjakderdhje të brendshme dhe disa kocka të thyera, kishte mundur të telefononte shërbimet e emergjencës.
Edhe pse iu ofrua ndihma e parë Anastasia ra në koma dhe ndërroi jetë 6 ditë më pas.
E ndjera ishte viktimë e dhunës prej vitesh por, sipas familjarëve, druhej ta linte bashkëshortin e saj nga frika se si ai mund të reagonte dhunshëm ashtu dhe siç ndodhi.
Gribanov e kishte detyruar atë për të lënë punën e saj në bashkinë e qytetit dhe e kishte kërcënuar babanë dhe vëllain e saj, nëse ata raportonin abuzimet e tij, pasi u përpoqën që të ndalonin dhunën e tij.
Maxim Gribanov u dënua me 15 vite heqje lirie, fillimisht për dhunë dhe më pas për vdekjen e bashkëshortes së tij.(TemA TV)
A ka kuptim te lesh gjalle nje individ qe shkakton vdekjen me tortura gruan. Perse duhet ligji per tu mbrojtur me arme nga armimiku??
ta cojne tek ai gjyzeli i anglise
te mesoje mos ta torturoje kot gruan po ti prese koken diretk
shume popull kot keta ruset as nga dhuna nuk marrin vesh
Hajde baba dhe vella qe paska patur. Keqardhje per kete zonje.
Pse e Veli vellai dhe babai e kane fajin, ky robqiri qe e vrau eshte ne rregull, beri punen e vet eee?