Një fitore e madhe për Donald Trump

20 Dhjetor 2017, 10:28Bota TEMA

Senati i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar atë që është përshkruar si rishkrimi më gjithpërfshirës i legjislacionit amerikan për taksat, në më tepër se tri dekada.

Legjislacioni është miratuar mbrëmë vonë, me 51 vota pro dhe 48 kundër, ndërsa protestuesit në galerinë e Senatit kanë brohoritur kundër këtij legjislacioni.

Pas kësaj ata u detyruan të largoheshin nga salla.

Dhoma Përfaqësuese, disa orë më herët e miratoi këtë masë me 227 vota pro dhe 203 kundër.

Republikanët kanë shumicën në të dy dhomat e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Për miratim përfundimtar, legjislacioni duhet të miratohet përsëri në Dhomën Përfaqësuese.

Nëse kalon, siç pritet, atëherë kjo do të ishte fitorja e parë madhore legjislative e presidentit amerikan, Donald Trump, prej janarit të këtij viti kur filloi Presidenca e tij.

2 komente në “Një fitore e madhe për Donald Trump”

  1. Kozmo says:

    TRUMP KA KERKUAR QE TE ULEN TAKSAT PER TE PASURIT , FIRMAT DO TE PAGUAJNE TAKSA ME PAK , NDERSA PUNETORET ME SHUME . KJO DO TE THOTE QE TE PASURIT TE BEHEN ME TE PASUR DHE TE VARFERIT ME TE VARFER .
    TRUMP NUK DUHET TE FITOJE MBAS 4 VITEVE . PER POPULLIN ESHTE NJE ZHGENJIM .

  2. Mjeshtri says:

    Ku I more keto te dhena o Kozmoooo …… Kush te tha ty qe do I ngrejne taksat e te varfere ??
    Pse flet budallalliqe kur se ke idene. Merr mundimin dhe lexoje dekretin njehere, mos u genje nga propaganda e partise Demokratike…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje