Numri i azilkërkuesve në Gjermani, për të dytin vit vazhdon në rënie

17 Dhjetor 2017, 18:23Bota TEMA

Numri i azilkërkuesve në Gjermani po vazhdon të jetë në rënie  që prej vitit 2016.

Ndërsa viti 2015 shënoi në Gjermani edhe kulmin e mbërritjes së emigrantëve, ndërsa sipas asaj që bëjnë me dije mediat gjermane, numri i emigrantëve vazhdon të jetë në rënie edhe në vitin 2017.

Sipas një njoftimi të qeverisë Gjermane, numri i azilkërkuesve në 2017 ishte më pak se 200 mijë.

“Për vitin 2017, mendoj se numri i përgjithshëm do të jetë nën 200 000 emigrantë”, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere për gazetën “Bild am Sonntag”. Në fund të nëntorit, 173 000 azilkërkues të rinj ishin regjistruar.

Gjermania ka pritur që prej viti 2015 më shumë se një milion azilkërkues, prej të cilëve pjesa më e madhe ishte me origjinë nga Siria, Iraku dhe Afganistani, duke e vendosur kështu  imigracionin në rang të parë të borxhit publik, gjë e cila ka kontribuar edhe për rritje të elektoratit për partinë e ekstremit të djathtë AfD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje