Pas njoftimeve kontradiktore, së fundi u konfirmua zyrtarisht: kurorëzimi mes konservatorëve të ÖVP-së dhe partisë së djathtë FPÖ tani është e punë e kryer. Por kjo nuk është një martesë me dashuri.
Në Austri partia konservatore ÖVP dhe e djathta FPÖ kanë rënë dakord për një aleancë qeverisëse. Këtë e komunikuan të dyja partitë pas përfundimit të bisedimeve. Presidenti Alexander Van der Bellen i ftoi kryetarët e partive që të shtunën (16.12) të bisedojnë në Hofburg të Vjenës. Duke iu përmbajtur afateve deri në miratimin e forumeve partiake koalicioni pritet të bëjë betimin në fillim të javës. Kryetari i ÖVP-së, 31 vjeҁari Sebastian Kurz, kësisoj do të jetë kryeministri më i ri në mbarë Europën.
Kurz dhe kryetari i partisë FPÖ Heinz-Christian Strache për shtatë javë resht janë konsultuar për krijimin e koaliconit. Shtyllat kryesore të bashkëpunimit ndër të tjera do të jenë reforma tatimore, forcimi i demokracisë direkte dhe një kurs më i ashpër kundër migracionit. Deri tani për shumë pika mungonin detajet.
“Ne duam ta forcojmë vendin tonë e të sigurojmë sistemet tona sociale”, tha Kurz në një konferencë të përbashkët shtypi me Strache-n. “Në radhë të parë ne duam të kujdesemi për më shumë siguri në vendin tonë, këtë duam ta arrijmë edhe duke luftuar migracionin ilegal.” Kurz gjatë krizës së refugjatëve u dëshmua si një përfaqësues i vijës së fortë: ai kritikoi kulturën gjermane të mirëseardhjes, vendosi një kufi maksimal pranimi për refugjatët në Austri dhe ia doli që të mbyllet itinerari ballkanik, si rrugë tranziti për refugjatët. Zëvendëskanzelari i zgjedhur Strache foli për një “porosi të qartë” të votuesve për t’i marrë seriozisht problemet e tyre.
Përbetim besnikërie për Evropën
Kurz-i i kishte kërkuar FPÖ-së kritike ndaj BE-së, që të shprehej për një njohje në parim të kursit pro-evropian. Liberalët mund të presin të kenë midis të tjerash postet e ministarve të brendshëm dhe të mbrojtjes. Strache diskutohet të jetë një lloj “Ministri i Mbrojtjes së atdheut”
Për Ministrinë e Jashtme FPÖ ka parashikuar eksperten e pavarur për Lindjen e Mesme Karin Kneissl.
Me protesta u shoqërua vendimi për mosaplikimin nga ana e koalicionit si rrjedhojë e presionit të FPÖ-së, të vendimit për ndalimin e pirjes së duahnit në lokale nga maji i vitit 2018. Brenda pak ditësh 330 mijë austriakë kanë nënshkruar online një peticion të mbrojtjes ndaj kancerit, që shprehte indinjatë për këtë “hap pas”.
Nga zgjedhjet parlamentare në tetor ÖVP-ja doli fituese me 31,5% të votave, kurse FPÖ-ja me 26% ishtë në vendin e tretë, pas socialdemokratëve të kancelarit të deritanishëm Christian Kraft, që fitoi 26,9% të votave.
ÖVP-ja ishtë në vitin 2000 në një koalicion me FPÖ-në. Futja atëhere në qeveri e FPÖ-së që drejtohej nga Jörg Haider shkaktoi protesta masive në Evropë dhe BE-ja vendosi madje sanksione. Partia e themeluar në vitet 50-të nga ish-nazistët thuajse fitoi zgjedhjet presidenciae në Austri dhe në kulmin e krizës së refugjatëve madje udhëhiqte sondazhet derisa u kalua nga ÖFP-ja nën udhëheqjen e Kurz-it.(DW)
JA KY ESHTE KOALICIONI , ÖVP THOTE NDALOHET PIRJA E DUHANIT , NDERSA FPÖ NUK ESHTE DAKORT . KJO TREGON QE TE GJITHA PREMTIMET QE KA BERE ÖVP , NUK DO TE REALIZOHEN , SEPSE NUK PRANON PARTIA NAZISTE E FPÖ.
BRAVO SEBASTIAN KURZ , E MORE QEVERINE ME PREMTIME DHE KUR NUK I MBAN PREMTIMET FAJIN E KANE ATA TE TJERET . MBAS 4 VITETVE KY KOALICION NUK FITON .