VIDEO/ Policia qëllon agresorin me thikë në aeroportin e Amsterdamit

16 Dhjetor 2017, 09:26Bota TEMA

Ky është momenti dramatik ku policët e armatosur në aeroportin “Schiphol” të kryeqytetit holandez hapin zjarr në drejtim të një personi i cili ishte i pajisur me armë të ftohtë dhe kërcënonte njerëzit që ndodheshin brenda në terminalin e pasagjerëve.

Në video duket një prej policëve i cili merr një pozicion pas një shtylle ndërsa të shtëna dëgjoheshin në sfond.

Terminali i aeroportit u evakuua menjëherë pas të shtënave të policisë, ndërsa pamje të tjera tregojnë edhe ekipet e emergjencave që nxitonin nga ndërtesa me një shtrat.

Sipas autoriteteve agresori u plagos dhe ndodhet në paraburgim.

Rrethanat mbi të shtënat nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa policia ende nuk ka zbuluar nëse incidenti ka apo lidhje me terrorizmin.

Më pas, policia deklaroi se zona ishte e sigurtë pas asaj drame, e pasagjerët nisën të futeshin sërish në terminal.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje