Vettingu përfshin "kokat" e drejtësisë, hapet dosja e Arta Markut e Xhezair Zaganjori. Ja emrat tjerë që kalojnë në "filtër"

20 Dhjetor 2017, 08:47Kronika TEMA

Vetem dy dite pas zgjedhjes ne krye te Prokurorise se Pergjithshme, si drejtuese e perkohshme dhe Vettingu ka qene tek “dera” per Arta Markun.

Pikerisht kete kishte kerkuar dhe opozita shqiptare, e cila nje nder pretendimet e saj kishte se Kryeprokurore por zgjidhej ne kundershtim me ligjin, nje prokurore qe nuk kishte kaluar ne Vetting.

Keshtu, Arta Marku, kryeprokurorja e sapozgjedhur nga Parlamenti, mes tymit, përleshjeve dhe kaosit, po i nënshtrohen Vetingut për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme të papërshtatshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Kështu shkruan sot Shqiptarja.com, në të cilën thuhet se vendimi për kryeprokuroren e re, nëse duhet apo jo të shërbejë në sistemin e drejtësisë, pritet të zyrtarizohet në ditët e para të muajit janar.

Që prej zgjedhjes së saj përkohësisht në krye të organit të Akuzës, opozita ka artikuluar se ajo i është shmangur Vettingut. Por Marku kryeson një liste me 57 prokurorët dhe gjyqtarët e parë që po kontrollohen.

Megjithatë, kontrolli i saj nuk ka lidhje me pretendimin e opozitës për kalimin e Vetingun dhe as me detyrën e saj të re, por është një rastësi, pra produkt i shortit.

Në listë, zonja nuk referohet si kryeprokurore, por si prokurore në Shkodër. Konkretisht, në fillim të këtij muaji, Komisioni Kualifikimit, organi kryesor i Vetingut, ka përcaktuar me short emrat e 57 prokurorëve dhe gjyqtarëve të parë, të cilëve po u shqyrtohen dosjet nga katër trupa gjykuese, të përbërë nga tre anëtarë.

Përpos kryeprokurores së re të përkohshme Arta Marku, pjesë e listës është edhe paraardhësi i saj, Adriatik Llalla, për të cilin opozita kërkoi që të qëndronte në detyrë deri në vitin 2019.

Gjithashtu, shorti ka përcaktuar hapjen e dosjeve të disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të kryeinspektores pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari. Gjithashtu, pjesë e listës është edhe prokurori Ramadan Troci, i cili futi në burg Ardian Fullanin si dhe Rovena Gashi, drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë.

57 gjyqtarët dhe prokurorët që po u shqyrtohen dosjet

1. Altina Xhoxhaj Gjykata Kushtetuese

2. Bashkim Dedja Gjykata Kushtetuese

3. Besnik Imeraj Gjykata Kushtetuese

4. Fatmir Hoxha Gjykata Kushtetuese

5. Fatos Lulo Gjykata Kushtetuese

6. Gani Dizdari Gjykata Kushtetuese

7. Vitore Tusha Gjykata Kushtetuese

8. Xhezair Zaganjori Gjykata e Lartë

9. Adriatik Lalla Prokuror i Përgjithshëm

10. Alma Brati Gj. Shk. I, Tiranë

11. Artan Laze Gj. Shk. I, Tiranë

12. Artan Zeneli Gjykata e Lartë

13. Astrit Faqolli Gj. Shk. I

14. Besim Trezhnjeva Gj. Apelit Durrës

15. Bledar Abdullai Gj. Shk. I, Tiranë

16. Brunilda Kadi Gj. Shk. I, Tiranë

17. Brunilda Kasmi Gj. Shk. I, Tiranë

18. Dritan Hallunaj Shk. I për Krimet e Rënda

19. Ilir Toska Gj. Apelit Tiranë

20. Manjola Xhaxho Gj. Shk. I, Tiranë

21. Marcela Shehu Gj. Shk. I, Kurbin

22. Medi Bici Gjykata e Lartë

23. Nertina Kosova Apeli Krimet e Rënda

24. Adriatik Cama Prokuroria Tiranë

25. Anila Leka Prokurori e Përgjithshme

26. Antoneta Sevdari Prokuroria Tiranë

27. Arben Dopallaj Prok. Apelit Shkodër

28. Arben Nelaj Prokuroria Tiranë

29. Arta Marku Prokuroria Shkodër

30. Besa Nikehasani Prok. Apelit Shkodër

31. Besnik Cani Prokuroria Elbasan

32. Besnik Muci Prok. Krimet e Rënda

33. Bujar Hoti Prokuroria Durrës

34. Dritan Prenci Prokuroria Kukës

35. Dritan Rreshka Prokuroria Tiranë

36. Elison Sadiku Prokuroria Korçë

37. Gentjan Osmani Prok. Krimet e Rënda

38. Kostaq Beluri Prokurori e Përgjithshme

39. Luan Kaloçi Prok. Apelit Tiranë

40. Ramadan Troci Prokurori e Përgjithshme

41. Shpëtim Kurti Prokuroria Tiranë

42. Vat Staka Prokuroria Shkodër

43. Brikena Ukperaj Lubonja Gj. Apelit Vlorë

44. Ervin Metalla Gj. Apelit Tiranë

45. Fatjona Memçaj Prok. Apelit Tiranë

46. Gentjan Medja Gj. Adm. Sh.I Tiranë

47. Gentjan Trenova Prok. Apelit Tiranë

48. Kastriot Selita Gj. Adm. e Apelit

49. Rovena Gashi Prokurori e Përgjithshme

50. Admir Thanza Gjykata e Lartë

51. Ardian Dvorani Gjykata e Lartë

52. Artan Broci Gjykata e Lartë

53. Edmond Islamaj Gjykata e Lartë

54. Shkëlzen Selimi Gjykata e Lartë

55. Tom Ndreca Gjykata e Lartë

56. Artur Malaj Gj. Adm. e Apelit

57. Marsida Xhaferllari Insp. e Lartë e Drejtësisë

1 komente në “Vettingu përfshin “kokat” e drejtësisë, hapet dosja e Arta Markut e Xhezair Zaganjori. Ja emrat tjerë që kalojnë në “filtër””

  1. Kombi says:

    OPOZITA PO KERKON ME CDO KUSHT TE BEHET WETINGU I ARTA MARKUT , A THUA SE ATA JANE TE PASTER , DUHET TE MENDOJNE ME SHUME PER ZULLUMET E TYRE .RADHA E TYRE PO VJEN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje