Ngjela: 200 ekspertë të FBI hetojnë në Shqipëri, ja dosjet e "kupolës" që...!

21 Dhjetor 2017, 09:04Politika TEMA

Kupola do te jete sipas Avokatit nen goditjen e forte amerikane, duke precizuar se nuk merren me detaje te vogla por doi godasin frontalisht.

Avokat Spartak Ngjela në Top Story u shpreh se Prokurori i Përkohshëm do t’i shpejtojë hetimet dhe nuk do t’i frenojë.

“Beteja këtu nuk është për të eliminuar Balilin, nuk kanë punë me të ata. Atë e duan për të parë ku reflekton kupola. Amerikanët e dinë shumë mirë se ai ka origjinë politike.

Te ne janë më shumë se 200 ekspertë të FBI që hetojnë këtu. Amerikanët i dinë të tëra”, tha Spartak Ngjela.

Ndërkohë, Arjan Vasjari u shpreh se Betja nuk është për Prokurorin e Përgjithshëm, por për SPAK dhe Buronë Kombëtare të Hetimit.

“Nuk ka asnjë aleancë mes mazhorancës dhe amerikanëve. Kjo është një gënjeshtër.

Betja nuk është për Prokurorin e Përgjithshëm, por për SPAK dhe Buronë Kombëtare të Hetimit, të tjerat janë pa vlerë.

Këta do të hetojnë krimet e rënda, korrupsionin e politikanëve. Koha që ka zonja Marku është e kufizuar”, tha Arjan Vasjari.

1 komente në “Ngjela: 200 ekspertë të FBI hetojnë në Shqipëri, ja dosjet e “kupolës” që…!”

  1. h says:

    Ne kemi shprese vetem tek AMERIKA sepse këta degjenerata e parlamentit
    dhe veglat e tyre jashte,nuk do të herin kurk dorë nga vjedhjet dhe grabitjet.
    Rasti i shitjes se detit Greqisë eshte simbol i politikes shqiptare.
    Per të mbushur xhepat e tyre ata shesin gjithë kombin dhe gjithshka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje