Ka vendosur te jete ne politike ashtu sikurse ka deklaruar kohe me pare, dhe tashme po ndjek hapa pas hapi te gjitha zhvillimet politike, duke dhene dhe qendrimin e tij nga kendveshtrimi i PD.
Ish-presidenti Bujar Nishani, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, për zhvillimet e fundit politike në vend.
Për Nishanin rasti i zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme, është akti i fundit i shkeljes së kushtetutës, sipas tij u gris brutalisht në mënyrë publike Kushtetutën e Shqipërisë.
Ai ka nenvizuar faktin se kush mendon se te gjithe gjerat zgjidhet me burg, behet qesharak.
Postimi i plotë i ish presidentit:
Akti i fundit i dhunimit të Kushtetutës së Shqipërisë përbën aktin më të rëndë të dhunës shtetërore mbi sistemin shoqëror dhe zyrtarizimit të modelit se si forca pushtetmbajtëse shkatërroi Kodin dhe mekanizmin që garanton jetën e çdo individi si dhe dinjitetin e integritetin e një shteti.
Lehtësia me të cilēn u krye ky akt të lë pa fjalë në momentin e parë, por menjëherë më pas ta ndez koshiencën humane si një zjarr.
Në çdo vend, demokratik qoftë, apo diktatorial, sistemi prodhon mekanizmin rregullues dhe garantues.
Ky mekanizëm është Kushtetuta.
Natyrisht me një ndryshim thelbësor. Në diktaturë grupimi pushtetmbajtës rregullon proçedurën e dhunimit të shumicës dhe garanton fuqinë e pakicës.
Ne shqiptarët, e kemi jetuar, provuar dhe dëshmuar atë model.
Në demokraci, ky mekanizëm rregullon të drejtën dhe garanton lirinë e gjithësecilit nga dhuna e cilitdo.
Ne tashmë e provuam se si thyhet ky mekanizëm në demokraci, duke thyer në fakt këtë të fundit vetë.
Rastet e shkeljes së Kushtetutës, “literalisht”, janë të parashikuara në fakt që mund të ndodhin në proçesin ligjvënës apo dhe atë institucional. Po ashtu dhe garancitë korrektuese por dhe masat penalizuese.
Rasti i Prokurorit të Përgjithshëm nuk është thjesht “një shkelje e Kushtetutës”. Jo ! Brutalisht forca e pushtetit e grisi në mënyrë publike Kushtetutën e Shqipërisë !
Ajo u gris me vullnet të plotë politik, me dhunë, me qëllim dominimin e pushtetit të drejtësisë nga pushteti ekzekutiv.
Kjo është situata politike më e rëndë dhe më e trishtueshme që nga koha e diktaturës në Shqipëri.
Nuk e them këtë pse u zgjodh një Prokuror i Përgjithshëm. Absolutisht jo !
Por sepse u jetësua modeli ; që me forcën që të jep policia, paraja dhe prona publike, urdhëri mbi mekanizmat e forcës, mund të asgjesohet kodi i vetēm i garantimit të lirisë dhe të drejtës së cilitdo.
Akti i grisjes publike të Kushtetutës është një nga aktet më të rënda mbi Shtetin 105-së vjeçar Shqiptar.
Dikush mund të bëj hajgare me këtë akt.
Por, ka një POR të madhe pas.
Sepse pas kësaj e drejta dhe liria, që të dyja si dimensione, nuk kanë më asnjë garanci për askënd.
Nuk mbeti jurist në vend pa kërkuar të ndalej ky akt.
Në vitin 1990 shqiptarët u ngritën jo kundër dhunimit të kushtetutes, por ndaj një kushtetute që ishte dizenjuar për të dhunuar.
Tashmë shqiptarët duhet të mbrojnë një Kushtetutë që është dhunuar për faktin se ajo u dizenjua për ti mbrojtur ata.
Në këto dy raste, Kushtetutat janē të ndryshme por morali i të drejtës është i njëjtë.
Tani kërkohet me çdo kusht rivendosja e garancive të së drejtës dhe lirive.
Rivendosja e garancisë së Kushtetutës është disa dimensionalëshe.
Ligjore, politike dhe morale.
Por nuk ka alternativë tjetër, veçse të rivendoset. Kjo është detyrë e shumicës së shqiptarëve dhe përgjegjësi politike dhe institucionale e opozitës.
Kush mendon se mund të tremb me burg përpjekjen për rivendosjen e garancive kushtetuese veç bëhet qesharak. S’ka alternativë tjetër ! Nuk ka burg që e mbyll atë.(TemA)
Ky ka qene presidenti i vendit tim
Po ti o pusht kur u zgjodhe me veten 71 vota te Sali Qenit , te pelqeu .
KUSH I KERKOJ MENDIM KTIJ
FUNDERINE TE KAZANIT POLITIKE
KU STREHOET BANDA E TERRORISTEVE ISLAMISTE
Qesharake keta qe ishin kunder kushtetutes kur u miratua tani behen mbrojtes te saj.e kush flet nishua ish presidenti i turpit
Ky eshte idiot
O DORAC , NDONJE JURIST NUK PAME SE JURISTET SHKOJNE NE KUSHTETUESE NUK ZIHEN NE RRUGE TE MADHE! PRANDAJ MORE SHOKU I GJON GJONIT RRI REHAT SE TY STE PIRDHTE NJERI SI PRESIDENT JO ME TANI!
Ky ashtë koqe konari
Idiot, nuk kam koment tjeter.
Nuk di pse e lexoj këtë palaço, si duket edhe unë rrij rrij e haj m..t ndonjëherë.
O trimi xhaxhajt nga na mbive o trim po hajde na jep ca mendime te vyra sic ke dhene 5 vjete ne nje detyre qe me vjen peshtjellim qe ke qene ne ate detyre por nuk kemi cbejme i ka kjo e dhjere demokraci qe po kalojme .A ka ndodh qe nje president te ankohet ne O .K .B (organizaten e komeve te bashkuara ) per nje keyetare bashkie pse ai po punon ne detyren e vet duke bere kopeshte cerdhe shkolla rruge kende lojrash per femij te rinj dhe rregullim e pastrim blloqe banimi pra e keshillon qe vepro si ka vepru kryetari i bashkesise para teje i dale nga partia ime vetem fjetje gjume prandaj edhe ti te vlesh gjume se duke fjetur gjume te vijne parzte ne xhep se keshtu i harxhon ato . Ja keshtu punojne jari me shoket e vet .
Mos i jepni hapesire ketij palo burri, ketij sia fershellyen kur ishte president e jo me tani qe sdo tia di njeri per te.
O kapter nishani mos fol per kushtetuten se po te myt Sala se po ti kujtohet edhe atij qe nuk e kan iratu kete kushtetut P . D ja mos me permendeni me kushtetuten do tjo thote.
Egersire tur, kriminel dhe ekstremist islamik.