Trump-i i vёrtetё

21 Dhjetor 2017, 09:03Bota TEMA

Reforma fiskale në SHBA nënkupton një dhuratë të paturpshme për të kamurit dhe një shuplakë për të varfërit

Nga Michael Knigge

Pas një serie dështimesh republikanët në kongres më në fund ia dolën të shënojnë fitoren e tyre të parë me ligjin për reformën tatimore.

Trump dhe partia e tij në muajt e ardhshëm padyshim do ta festojnë këtë si përmbushje të premtimit të tyre elektoral, që do të ndikojë për “ta bërë Amerikën të madhe”. Por e kanë gabim, ashtu sikurse tregojnë disa studime të pavarura.

Në fakt reforma fiskale në radhë të parë do të pasurojë edhe më shumë të pasurit. Sipas një studimi të qendrës së pavarur Tax Policy Center në vitin 2027, viti i fundit i reformës, më të pasurit një  përqind e popullsisë në të ardhmen do përfitojnë 82 përqind nga kursimet e taksave.  Arsyeja është, se shumica e rregullave të tjera të përfshira në reformën tatimore kanë një afat më të shkurtër. Por edhe sikur ligji me uljen e parashikuar të taksave të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm për të gjitha shtresat, pesë përqind e amerikanëve do të paguajnë më shumë taksa se tani dhe ata që do të përfitojnë më shumë janë të pasurit.

“Obamacare” me shkurtime

Sidoqoftë nuk do të ketë lehtësime masive fiskale për sipërmarrjet, të pasurit dhe për familjen Trump. Një pjesë shpesh e anashkaluar e reformës prek shtresën e nivelit më të ulët të mesëm dhe të varfërit, që  gjithësesi përfitojnë pak nga lehtësimet fiskale. Një element i rëndësishëm i sigurimit shendetësor “Obamacare” me këtë reformë do të shfuqizohet. Eshtë fjala për gjobat, që duhet të paguajë ai që nuk ka sigurim shëndetësor. Pa këtë masë bonuset e sigurimit do të rriten dhe sipas një vlerësimi të kongresit  dhjetë milionë njerëz do të dalin nga sistemi. Kjo do të bëjë që sërish një numër i madh njerëzish të jenë pa sigurim shëndetësor duke e rrezikuar funksionimin në përgjithësi të  “Obamacare”. E pikërisht shfuqizimi i sigurimit shëndetësor  “Obamacare”, që pavarësisht problemeve u ka mundësuar sigurim shëndetësor miliona amerikanëve,prej kohësh është një objektivi rëndësishëm i republikanëve. Me reformën fiskale ata i afrohen edhe më shumë qëllimit  të tyre.

Por ligji i prek qytetarët  nivelit mesatar edhe në një formë tjetër, që shpesh nuk vihet re. Reforma fiskale, sipas vlerësimeve, në një afat prej dhjetë vjetësh mund ta rrisë me më shumë se një miliardë Dollarë deficitin buxhetor. Të njëjtët politikanë, që qendrojnë pas ligjit të miratuar tani, pikërisht për këtë arsye do të thërrasin tani për shkurtimin masiv të shpenzimeve për të ekuilibruar deficitin në rritje. Por shkurtimi i shpenzimeve prek pikërisht të varfërit dhe të moshuarit.

Trump demaskon vetveten

Për Trump reforma fiskale do të thotë edhe fundi zyrtar i rolit të vetëshpallur si avokati i njerëzve të thjeshtë. Tani më në fund kushdo e di se ku ndodhet vërtetë Trump. Përkundër retorikës që përdorin, tani del vërtetë në pah që republikanët kanë mbështetjen e koncerneve të mëdha. Kjo nuk është gjë e re. Por është domethënëse, që republikanët, të cilët dikur kanë qenë krenarë për disiplinën buxhetore, tani e kanë injoruar këtë virtyt dhe kanë miratuar një ligj, që do të shtojë në mënyrë masive deficitin.

Tek e fundit ky ligj u kirjon një avantazh demokratëve për zgjedhjet e ardhëshme për kongresin dhe ato presidenciale. Kyligj i dëmshëm mund të shmanget sërish me një votim të thjeshtë në kongres. Se si do t’ia dalin dhe nëse do të kenë vet një plan realist  – kjo mbetet tani detyra e demokratëve, që pas humbjes së tyre ndaj Trump-it ende janë duke u marrë me rikuperimin e vetvetes.

2 komente në “Trump-i i vёrtetё”

  1. Don says:

    Nuk arrije te kuptoje se pse ky inat anti-Trump ne mediat shqiptare! Buburrohet per te publikuar artikuj anti Trump! E verteta eshte se ne 11 muaj te presidences se tij, ekonomia amerikane eshte rritur, indeski i Dow Jones ka kapur 22 here rrjesht rekorde historike duke kaluar 24,000 pike, gje qe nuk kish ndodhur asnje here ne historine e tregut te stoqeve. Papunesia eshte ulur ne 4%, imigrimi i paligjshem eshte ulur ndjeshem, dhe tani ulja e taksave per biznesin do te nxisi investimet, hapje te reja vendesh pune, si rrjedhim me shume para ne duart e njerezve per te shpenzuar. Ulja e taksave masive ka ndodhur dy here, nje ne kohen e Kenedit e nje ne kohen e Reagan. Ne te dyja rasted ekonomia amerikane eshte zhvilluar ndjeshem.
    Une e kuptoj propaganden e CNN se deshiron te sjell te majten ne pushtet, por nuk arrij te kuptoj cfare fitimi ka TEMA nqs komunistet amerikane vijne ne pushtet?

  2. Amy says:

    Don ti akoma mendon se Demokratet Amerikane jane komuniste, te ka mbetur ora deri tek vitet’90, kane ndryshuar gjerat shume, do ti krahasosh me te majten Shqiptare qe ne asnje drejtim nuk eshte komuniste, por mendja jote e ndryshkur ka mbeyur shume prapa,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje