Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kryetarja e saj Monika Kryemadhi kanë qënë më të ashprit në seancën e ditës së hënë kur u votua Arta Marku si Kryeprokurore e Përkohshme.
Akuza kryesore e LSI dhe lidershipit të saj ndaj kryeministrit Edi Rama është se ai ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin.
Por po të shohim dokumentin ne Kuvendit ku janë votuesit e ligjit për prokurorinë të votuar më 6 tetor 2016, mbi një vit më parë sheh se të gjithë deputetët e LSI e kanë votuar ligjin.
Dhe ky ligj e ka nenin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm në Kuvend, të cilin e kundërshton pas një viti LSI.(TemA)