Ilirjan Gjika
Klosi është një nga fshatrat më të njohur të Mallakastrës, i cili ngrihet mbi truallin e qytetit antik të Nikajës. Rrënojat e një teatri, stadiumi, të një shëtitoreje, të disa banesave dhe të një vargu të gjatë mureve rrethuese, janë dëshmi të qytetërimit që “gjallon” këtu që nga antikiteti.
Dikur në librin e tij “Serbët dhe shqiptarët” historiani i njohur Milan Shuflaj theksonte se pas braktisjes së Apolonisë në shekullin V, një pjesë e banorëve të saj u vendos në Nikaja apo Klisura, siç nisi të quhej gjatë mesjetës qyteti mbi grykën e lumit Vjosa.
“Si shembull i Dukles është Apolonia në jug. Kjo përmendet për herë të fundit nën mbretin Justinian në katalogun e qyteteve të Hieroklit. Pak më vonë u shua sidomos nga shkaku i rritjes së moçaleve dhe sulmeve të armikut. Me banorët e saj u mbushën qytetet e vogla që gjenden rreth e qark, mezën e të cilave e përbënin kështjellat e vjetra bizantine. Kështu u formua Spinarica e kohës së mesme mbi grykën e Vjosës; pastaj Klisura (Këlcyra), 1319 Clissania, 1327-1335 Clausura, në vendin mbi Vjosë ku kalon udha Vlorë-Berat. Të dyja këto qytete u rrënuan në shekullin IV”, – thekson në ligjëratë të drejtë albanologu i shquar (M. Shuflai, Serbët dhe Shqiptarët, Malosmani, Tiranë, 1926, f. 9).
Më pas historia hesht për Klosin derisa në vitin 1431 në regjistrin osman, ai del si një fshat me 34 shtëpi (Halil Inalcik, Defter-i Sancak-i Arvanid, Hicri 835 Tarihli Suret-i, Türk Tarih Kurumu, Ankara, 1954).
Po kështu e ndeshim atë në regjistrimet e tjera turke të viteve 1570 dhe 1737 (Muzeu i Fierit, Regjistri Kadastror i Sanxhakut të Vlorës, viti 1570, AQSH, Fondi 128, dos nr. 17, fl. 35-38, lib. 61, viti 1737; cituar Teki Sadiku, Mallakastra dhe Myzeqeja e Vogël në rrjedhat e historisë deri më 1840, Migjeni, Tiranë, 2009, f. 216-218, 272-274). Si pjesë e Mallakastrës edhe Klosi ka marrë pjesë aktive në ngjarjet e rëndësishme të historisë së Shqipërisë, që nisin me kryengritjen kundër reformave të Tanzimatit në vitin 1847 të drejtuar nga Rrapo Hekali, në Luftën e Vlorës në vitin 1920, si dhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Vetëm një kilometër në jug të tij ndodhet Poçemi, vendi ku janë mbledhur tre kuvendet historike të Mallakastrës, të quajtura ndryshe edhe “Besëlidhjet e Poçemit”, në vitet 1847, 1920 dhe 1943.
Problemi i identifikimit të Nikajës lidhet ngushtësisht me atë të qytetit fqinj të Bylisit. Nëse rrënojat e qyteteve të tjera të antikitetit nuk patën asnjëherë probleme me identifikimin e tyre, ndryshe u shfaq problemi i qytetit ilir të Bylisit. Udhëtarët dhe studiuesit e huaj, që vizituan rrënojat e tij, pranë fshatit Hekal të Mallakastrës në fillim të shekullit XIX, u përpoqën që nëpërmjet hartave të vjetra, itinerareve të udhëtimeve dhe shënimeve të autorëve antikë, të përcaktonin se cilit qytet i përkisnin ato. Por kjo gjë nuk ishte e thjeshtë, sepse emri i Bylisit kishte humbur në thellësinë e shekujve. Edhe banorët vendas që banonin vetëm disa dhjetëra metra larg mureve të tij nuk e kujtonin një emër të tillë. Vendin ku shtriheshin rrënojat e Bylisit ata e quanin Kodra e Gradishtës, një emërtim që vinte nga shekulli X, i cili i përkiste periudhës së pushtimit bullgar dhe që do të thoshte qytezë.
Të vetmet mbetje që ruheshin nga shkëlqimi i dikurshëm, ishin muret e periudhave të ndryshme, disa pjesë mozaikësh që vendasit i quanin qilima dhe një mbishkrim me shkronja latine, në faqen jugore të kodrës mbi lumin Vjosa.
Në të tilla kushte i gjeti këto rrënoja Pukevili, kur i vizitoi për herë të parë ato në vitin 1806, duke mos qenë në gjendje të përcaktonte se cilit qytet antik i përkisnin ato (F.C.H.L Pouqueville, “Voyage dans la Grece, Paris, 1862, vol I, f. 316-319). Vetëm disa vjet më vonë, pikërisht në vitin 1813, do të ishte udhëtari anglez, Henri Holland, i cili pasi vizitoi rrënojat u ndal tek mbishkrimi latin, të cilin e quajti i “Lolianusit” (H. Holland, Travels in the Jonian Isles, Albania, Thesaly and Macedonia during dhe years 1812-1813, London, 1815, ose shiko Henri Holland, “Mjek te Ali Pasha”, Tiranë, 2008, Migjeni, f. 220-223).
Ja se ç’thuhet në të: “Mark Valeri, i biri i Mark Kuirini Lolianit, prefekt i kohortës së parë të Apamenorëve, shigjetare kalorës, tribun ushtarak i legjionit të shtatë, prefekt i krahut te kalorësve, flav Agripian, përfaqsues ne Mesopotami pranë repartit te kalorësve të zgjedhur, roje August Seriake Agripiane Herkulane të qytetarëve romakë, i se parës flave të qytetarëve romake, i se dytës thrake, i së tretës Ulpia Paflagone, i së dytës kalorësve të se parës Askalinatore, i së parës flave Kalkidas, i së pestës Patras, i së tretës Lucense, i së parës Ulpia Petra, i së dytës Ulpia Paflagone, i se parës Ulpia shigjetare, i së tretës Dukase, i se parës Singabre, ndërtoi rrugën publike që tëçon në koloninë Bylidense nepër Astacie, në vende të thyera dhe të rrezikshme në menyrë që të kalojnë karrot, gjithashtu ngriti ura me shpenzimet e veta në lumin Argia në përrenj dhe e shkruajti me dekret të dekurioneve” (Nishat Hamitaj, Hekali dhe Mallakastra në thellësi të shekujve, Fier, 2000).
Mbishkrimi është gdhendur në një shkëmb në faqen jugore të kodrës, nën muret antike të Bylisit. Mbishkrimi ka formën e një flete drejtkëndëshe me përmasa 2.03 m i gjerë dhe 3.05 m i gjatë. Ai përbëhet nga 15 rreshta të shkruar në gjuhën latine dhe që kanë thellësinë 0.20 m. Mbishkrimi është gdhendur në emër të Markus Valerius Lolianus, oficer i ushtrisë romake, i lindur në Bylis, koloni romake në atë kohë, i cili ndërtoi me shpenzimet e tij rrugën publike që niste nga Bylisi, për në ASTACIA.
Mbishkrimi tregon se Loliani ndërtoi ura mbi lumin Argia (Gjanica) dhe përrenj të tjerë si dhe e bëri të kalueshme për qerre dhe karroca, mjete të transportit të atëhershëm. Ndërtimi i rrugës së Astacias dukej se ishte një domosdoshmëri për Bylisin, sepse traseja e mëparshme e saj ishte e ngushtë dhe kalonte në vende të rrezikshme. Kjo gjë vërtetohet edhe nga një dekret i dekurionëve të Bylisit.
Deri pak kohë më parë ekzistonin disa hipoteza se në cilin itinerar të çonte rruga e Astacias. Karl Paç, profesori i Universitetit të Vjenës, që e pa këtë mbishkrim në vitin 1902, mendonte se kjo rrugë të çonte në Berat, ndërsa arkeologu tjetër austriak, Kamilo Prashniker, që bëri gërmimet e para arkeologjike në Bylis dhe vëzhgimet e para në Klos, hodhi idenë se rruga e Lolianosit të çonte drejt Nikajës (Klosit), që ndodhej vetëm 1.5 km në lindje të Bylisit.
Vetëm kohët e fundit u përcaktua se Astacia ishte Nikaja, e cila e mbante këtë emër të dytë me origjinë nga mitologjia. Në antikitet ishte një dukuri masive lidhja e emrit të qytetit me një origjinë mitologjike. Kështu kishte ndodhur edhe me qytetet përreth dhe Bylisin fqinj.
Ndërsa apoloniatët parapëlqenin një legjendë të tillë të treguar nga Apolodori, sipas së cilës: “Pasi vdiq Helefenori në Trojë, populli i tij u zhvendos në gjirin e Jonit, duke u vendosur në Apoloninë e Epirit” (Apollodorus, Epitome, VI. 15-15b).
Po kështu, Stefan Bizantini, një tjetër autor antik tek vepra e tij: “Mbi qytetet dhe popujt” na njofton se “Bylisi ishte themeluar nga Neoptolemi i biri i Akilit” (Stefanus Bizantus, De Urbibus et Populis, 110). Edhe fqinjët amantë që jetonin përgjatë luginës së lumit Shushica (Kelydnos), përtej lumit Vjosa, aludonin se qyteti i tyre ishte krijuar nga abantët e Eubesë, që ishin vendosur aty pas luftës së Trojës.
Legjenda të tilla që fantazonin themelimin nga heronjtë e Trojës, mbartnin edhe kolonitë e tjera të bregdetit, si: Oriku, Butrinti dhe Finiqi.
Por përpara se të shkojmë tek legjenda e Nikajës le të përmendim shkurtimisht historinë e identifikimit të rrënojave të Klosit.
Përpjekjen e parë për ta identifikuar qytetin antik në Klos e bëri epigrafisti francez Luis Robert, një ekspert i njohur në këtë fushë. Në vitin 1965 ai erdhi në Shqipëri ku studioi një sërë mbishkrimesh në disa nga sitet e njohura arkeologjike. Midis tyre ishte edhe mbishkrimi i Lolianit në Bylis dhe hodhi idenë se Astacia nuk ishte gjë tjetër veçse qyteti antik në Klos, të cilën ai e quajti Nikaja:
“Ndër qytetet e quajtura Nikaia, Stefan Bizantini përmend një të vendosur në Iliri. Besoj se deri në këtë moment nuk kemi pasur asnjë të dhëne sado të vagullt rreth vendndodhjes së tij. Tani dimë se duhet ta vendosim para qytetit e Apolonisë. Pra në territorin e Bylionëve. Emri i tij të jep idenë e një qyteti të themeluar në periudhën helenistike.
Do të hezitonim ta gjenim atë në malet vështirësisht të arritshme aty rrotull por ka shumë të ngjarë të ndodhet përgjatë rrugës së madhe që të çon në hyrje të vendit, në luginën e Aoos. Shqyrtimi i hartës gjeografike të rajonit tregon se sitet antike nuk janë të shumtë.
Një rrethim i rëndësishëm i periudhës helene, vendosur fare pranë Bylisit, në Klos ështe ende anonim. Të jetë ky qyteti i Nikaias?”, – shkruan ai te “Shënime të Epigrafisë Helenistike” (Louis Robert, Notes d’épigraphie hellénistique, In: Bulletin de correspondance hellénique, Volume 52, 1928, pp. 426-443).
Deri këtu profesori i njohur i historisë dhe epigrafisë greke në Collège de France kishte të drejtë, sepse deri në atë kohë në rrënojat e Klosit nuk ishin zhvilluar gërmime arkeologjike dhe ekzistonte vetëm një mur rrethues i vëzhguar në gjendjen e tij fizike nga Prashnikeri në vitet 1916-1918 (Camillo Praschniker Muzakia und Malakastra, Wien, 1920).
Planimetrinë e parë të shtrirjes së Nikajës, Prashniker e bëri në vitet e Luftës së Parë Botërore, të cilën e botoi së bashku me të dhëna të tjera në librin e tij “Mallakastra dhe Myzeqeja” në vitin 1922 në Vjenë, ribotuar së fundmi edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa gërmimet arkeologjike nisën shumë vonë për të përfunduar njëkohësisht shumë shpejt.
Vetëm në vitet 1970-1971, Instituti i Arkeologjisë nisi gërmimet e para në Klos. Do të ishte Lazër Papajani ai që gërmoi i pari këtu, duke zbuluar një teatër, një shëtitore, disa banesa, objekte qeramike etj. Rezultatet e tyre ai i botoi në formë studimesh në revistat shkencore të kohës, si: “Studime Historike”, “Buletini Arkeologjik” dhe “Monumentet”. Më pas, për arsye të panjohura, gërmimet arkeologjike dhe studimet e mëtejshme në Klos mbetën në vend, ashtu siç vazhdojnë deri më sot.
Ndërkohë që në këto botime, Lazër Papajani, përmend për këtë qytet antik edhe emërtimin hipotetik të Luis Robertit, Nikaja. Pavarësisht se ai dhe studiuesit e tjerë të fushës u treguan të kujdesshëm me këtë emërtim, historiografia shqiptare e pranoi de fakto këtë emër, i cili nisi të përdorej rëndom pothuaj në të gjitha librat e historisë që botoheshin në Shqipëri.
Do të kalonin shumë vite që studiues të tjerë t’u referoheshin përsëri studimeve për Nikajën. Disa vite më parë do të ishte studiuesi Etnor Canaj, i cili do t’i kushtonte disa artikuj studimor kësaj teme. Në shkrimin e tij “Mark Loliani dhe rruga e tij drejt Nimfës së Burimeve”, botuar në 17 tetor 2013, në website “Fieri.com”, ai theksonte se “Nikaia në lashtësi ishte Nimfa e burimeve, e ujit të përrenjëve, pra hyjnesha e ujërave”, duke cituar këtu Margarit Rogoliozon. Sipas saj, kjo nimfë emërtohej me dy emra të ndryshëm, por që kishin të njëjtin kuptim: Nikaia ose Astacia (Marguerite Rigoglioso, The Cult of Divine Birth in Ancient Greece, Palgrave Macmillan, 2009, f. 98-99).
Pra, edhe Nikaja kishte legjendën e saj të themelimit ashtu si edhe “qyteti-bir” i saj, Bylisi (Nikajasit e kishin themeluar atë) dhe qytetet e tjera fqinjë si Amantia, Apolonia, Oriku etj.
Kështu, Etnor Canaj “rindërton” legjendën se qyteti antik u themelua nga nimfa Nikaja e cila i vendosi atij emrin e tij. Dhe vërtet Nikaja ishte qyteti i ujërave, sepse vetëm disa dhjetëra metra larg tij ndodhen përroi i Povlës, burimi karstik i Poçemit dhe lumi Vjosa.
Pra, qyteti u emërtua Astacia ashtu siç e gjejmë të shkruar në mbishkrimin e Lolianusit për shkak të pranisë së ujërave të shumta. Por ndoshta këtu ka ndodhur edhe dukuria e Durrësit antik, i cili për helenët ishte Epidamn ndërsa për romakët Dyrrahium. Mbase gjatë pushtimit romak edhe Nikaja u quajt prej tyre me emrin e dytë, Astacia.
3 Merita e gërmimeve arkeologjike në Nikaja, zbulimi dhe restaurimi i monumenteve të saj u bë nga Lazër Papajani në vitet 1970 të shekullit të kaluar. Rezultatet e tyre ai i botoi në formë studimesh në revistën “Studime historike” në vitin 1979, me titull “Qyteti ilir në Klos”, tek revista shkencore “Buletini arkeologjik” në vitin 1974, me titull “Raport mbi gërmimet arkeologjike të vitit 1973 në qytetin ilir në fshatin Klos të Mallakastrës”, “Monedha te zbuluara ne qytetin ilir në Klos”, në revistën “Iliria” nr. 6 të vitit 1976, si dhe në revistën “Monumentet” nr. 18, në vitin 1979, artikullin “Teatri në qytetin Ilir në Klos të Mallakastrës dhe punimet restauruese në të”.
Ndërkohë, të tjera studime dhe botime të pjesshme për Nikajën ka botuar në vitet `80-`90 të shekullit të kaluar edhe Neritan Ceka. Përveç shkrimeve si “Koinoni i Bylineve”, në “Iliria”, II, viti 1984; “Bylisi dhe etapat e zhvillimit urban në bashkësinë byline”, botuar në revistën “Monumentet”, II, në vitin 1988; apo “Fortifikimet antike të bashkësisë Byline”, në revistën Iliria, II, të vitit 1990, trajtesat për këtë qytet i gjejmë edhe në libra të veçantë të këtij autori. Mund të përmendim: “Ilirët” (Ilar, Tiranë, 2001), “Udhëtim në kështjellat ilire” (Migjeni, Tiranë, 2006) apo librin me bashkautor kolegun Skënder Muçaj, “Bylisi, historia dhe monumentet” (Migjeni, Tiranë, 2004).
Duke u bazuar në këto studime mund të ndërtojmë një “skedë” rreth shtrirjes dhe historisë së qytetit. Sipas tyre, Nikaja ishte themeluar si vendbanim diku në shekujt VIII-VII p. K., gjatë periudhës arkaike. Dalëngadalë ai u shndërrua në qytet rreth shekullit të V p. K.
Qyteti ishte vendosur në pjesën më të lartë të kodrës së sotme të fshatit Klos, e cila përbëhej nga dy maja dhe një pjesë e gjerë dhe e rrafshët midis tyre. Ajo arrinte një sipërfaqe prej 18 ha dhe rrethohej nga mure që arrinin një gjatësi prej 1850 m.
Por meqenëse kodra ku shtrihej qyteti i Nikajës ishte e vogël dhe nuk u përgjigjej kërkesave për zgjerim të banorëve, autoritetet vendosën që rreth 1,5 km më në perëndim të saj, të ngrinin një qytet të ri në një tjetër kodër buzë të Vjosës.
Kështu lindi qyteti i Bylisit, fillimisht në formën e një dyqytetëshi, diku gjatë shekullit IV p. K. dhe që i ngjante shumë qytetit “nënë”. Nikaja kishte banesa, shëtitore, akropol, teatër, stadium dhe gjimnaz, të vendosura në mënyrë të rregullt sipas planit arkitektonik të Hipodamnit, arkitektit të njohur të lashtësisë.
Nga gërmimet arkeologjike janë gjetur vula qeramike me emra të tillë, si: BAΛANEIOY, BANAKSI, DIMOΣIA, ΛΩNIDA etj.; si dhe një sërë mbishkrimesh, si ato të teatrit, ku ndeshim emra prytanësh e dekrete për lirim skllevërish dhe dhënie qytetarie. Të gjitha këto fakte tregojnë se Nikaja ishte qyteti i dytë për nga rëndësia brenda Koinonit Bylin.
Ndër monumentet e ruajtura më mirë të këtij qyteti është teatri. Ai është i vendosur 60 m larg mureve rrethuese në pjesën veriore të tyre. Me një kapacitet prej 700 spektatorësh teatri përbëhej prej 17 shkallaresh me diametër prej 11.30 m, të gdhendura të gjitha në shkëmbin e kodrës.
Të tjera monumente që kanë mbetur nga Nikaja janë porta e qytetit në pjesën veriore dhe një pjesë muresh në pjesën jugore të tij, ku në segmente të caktuara kemi mure ciklopikë, poligonalë dhe trapezoidalë. Mund të përmendim edhe disa banesave qytetare të gdhendura në shkëmb dhe një stoa me gjatësi 40 m, e cila nuk është zbuluar plotësisht nga arkeologët. Ndërkohë që në pjesën veri-perëndimore të qytetit, mbi portën kryesore ruhen muret edhe të një kulle rrethore, të cilat i kanë shpëtuar deri diku shkatërrimeve.
Përsa i përket historisë mund të themi se në vitin 168, gjatë Luftës III Iliro-Romake, ndryshe nga Bylisi, Nikaja së bashku me disa qytete të tjera byline ju bashkuan aleancës së mbretit ilir, Gentit, me Perseun e Maqedonisë për të luftuar kundër Romës.
Pas fitores mbi aleancën trupat romake kryen reprezalje mbi armiqtë. Gjatë fushatës ushtarake të vitit 167 p. K. konsulli romak, Paul Emili, dërgoi kundër Nikajës dhe qyteteve që ishin bashkuar me armiqtë, komandantin e tij Nasikën dhe të birin, Kuint Maksimin. Qëllimi ishte i thjeshtë, për tu hakmarrë duke i djegur ato. Pas këtij akti, Nikaja, mund ta ketë marrë veten por jo në përmasat dhe rëndësinë që kishte.
Kjo gjë vërtetohet nga mbishkrimi I Lolianosit. Përpjekjet e tij për të riparuar rrugën që të çonte në Astacia (Nikaja) tregojnë se qyteti ishte rindërtuar tashmë. Po kështu rrënojat e disa kishave paleokristiane që dokumentohen më vonë si dhe nga gjetja e monedhave bizantine e dëshmon vijimin e aktivitetit të këtij qyteti edhe ndaj mesjetës.
Por, Nikaja mund të jetë ripërtërirë me të larguarit nga braktisja e Apolonisë në shekullin V, ashtu siç na e përshkruan edhe Milan Shuflai. “Klisura (Këlcyra), 1319 Clissania, 1327-1335 Clausura, në vendin mbi Vjosë ku kalon udha Vlorë-Berat. Të dyja këto qytete u rrënuan në shek. 14 (M Shuflaj, Serbët dhe Shqiptarët, f. 9).
Ndoshta dyndjet e popujve barbarë bënë që të larguarit nga Fusha Ilire (Myzeqeja e sotme) apo qendra të tjera të banuara të vendoseshin këtu për tu mbrojtur nga vetë pozicioni strategjik i qytetit. Edhe mospërmendja e Nikajës nga Prokopi i Cezaresë në veprën e tij “Mbi ndërtimet” tregon se ajo nuk u shkatërrua nga Barbarët si Bylisi fqinj. Ka shumë mundësi që edhe banorët e Bylisit duke e parë gjendjen e pashpresë të tyre përballë sulmeve të popujve barbarë të jenë strehuar në Nikaja.
Ndoshta nga kjo periudhë kemi edhe emrin Klisura-Klos, që vjen nga termi grek klisura-ngushticë apo ai latin clissania, d.m.th. clusum-i mbyllur, pra ngushticë. Kjo për shkak të kanionit të ngushtë që krijon lumi i Povlës, i cili kalon në jug të kodrës së Nikajës.
Këtu kalonte dikur rruga antike Apoloni-Bylis-Antigone si dhe rruga mesjetare që lidhte Aulonën me Pulkeriopolisin (Vlorë-Berat ), itinerarin e së cilës e ka “ndërtuar” në terren ing. Jovan Adami. Kjo rrugë kalonte në segmentin e sotëm Vlorë-Babicë-Armen, ku kapërcente Vjosën në Murtajas dhe ndiqte vijën Selishtë-Hekal-Ballsh-Aranitas-Qafë e Sinjës-Bolinjan-Velabisht-Berat (Jovan Adami, Rrugë dhe objekte arkeologjike në Shqipëri, Tiranë, 1983, f. 63).
Por kur u braktis si qytet apo kështjellë për herë të dytë Nikaja apo Klisura mesjetare?! Këtë gjë nuk mund ta hamendësojmë dot. Duhen pritur që të trokasin përsëri aty kazmat e arkeologëve për të mësuar një gjë të tillë. Ndoshta luftërat normano-bizantine të viteve 1107-1108 sollën edhe fundin e këtij qyteti i cili do të shndërrohej më pas në një fshat të thjeshtë që nuk do të kishte më rëndësinë e dikurshme.(Dita)
ダッチワイフ アニメ 140cmアジアの若い女性のフルサイズのシリコーンのセックス人形固定膣対セックス人形の追加の膣あなたはシリコーンのセックス人形のために衣服を着用しますか?155cmアイアンテック人形等身大リーズナブルなダッチワイフ
o ILIRJAN kam lexuar disa shkrimet e tua mbi NIKAJEN , BYLISIN etj me vjen alergji kur thua sipas studimeve te ETNOR CANAJ ca studius eshte ky o i ziu ti apo gjene ndonje shenim ky dhe e shkruan dhe ti e bene studjus kete THUTHUQIN E MUTIT si ore burri dheut na i paraqit te tretin NERITAN CEKEN d.m.th. pas ETNORIT qe ka studiuar dhe ka nje eksperienc shum vjecare bashk me HASANIN babain e tij kur bente zbulime NERITANI ME LLAZIN ETNORI YTE i binte macit me luge ik ore mos beni gabime te tilla mos ofendoni njerzit interesohu mire para se te besh shkrime te tilla
I vetmi qytet 100% ilir qe njihet boterisht si i tille eshte BATHORJA! Nqs nje vendbanim ka patur teater, shesh publik, vende sherbesash fetare nuk mund te ishte ilir ose turkoshqiptar sepse keta dhe sot nuk jane nejrez qe interesohen ne keto tema.
Bythqir i pederastit Janullatos
@@QEMUA…Nga Kremenari..!!!!
1-Nese je “Vertet” nga Kremenari i Mallkastres shko dhe “Mbyte Veten”….TE TE VIJE TURPE, qe Flete per Etnor Canaj….dhe na bene Krahasime Idjote..
2-Etnor Canaj se paku ka bere Perpjekjen te beje Studime ne kete Fushe..po ti @@Qemo-Kremenari..c´fare bene??? Apo ti shkon dhe na kerkon te na Mbushesh Mendjen neve..se kush eshte apo seshte Arkeolog???
3-Nuk eshte e thene te jesh Arkeolog, dhe si i tille te merren te Qenesishme te Gjitha ato qe thote “Arkeologu”…TE QENESISHME DUHET TE MERREN EDHE ATO QE THOTE ETNOR CANAJ Pamvarsisht se nuk eshte Arkeolog..por nese dikush merret me Dicka..dhe i kushton Kohe kesaj C´eshtje duke Lexuar…Studjuar Librat e Vjetra ..Hartat si dhe Enciklopedite e te huajve….dhe duke Nxjerre Citate te rendesishme per Historine dhe Kulturen e nje Vendi..ne kohe dhe Epoka te caktuara ESHTE ME SE NJE STUDIM..dhe ai qe merret me kete QUHET STUDJUES…edhe ense nuk na e pelqeka njeri nga Kremenari..(Te keshilloj te shikosh ne YT…ato qe Shkruan Etnor Canaj)..lol
ik ore i nipi i kriminelit qe helmoj veten me ilac miu
QEMUA ME PAPIN nga KREMENARI + STRATI XHELILI nga DUKATI me LONOREN e kupton MALLAKASTRIOTI
Sa te cuditshem jane te ashtuquajturit “Shqipetare” kur Bushi dhe gjithe bota i njef si Myslimane pa Identitet dhe perpiqen ti “mbushin” Mendjen njeri tjetrit qe Polis si Nikea dhe Astasia jane Ilyre por jo Greke.
Po te mos ishin Ilyre d.m.th jo shqipetare do quheshin Fitore apo Viktore dhe jo Nike per nder te Perendise Greke te fitores.
Poko Istoria (pak histori).
Kur Greket munden Perset ne Marathone Ai qe vrapoi qe nga fusha e Betejes ne Marathone deri ne Athine dha lajmin Nike d.m.th Fituam dhe vdiq nga gezimi,enthusiazmi dhe lodhja.
Meta ishin Ilyret,trima,heronj,me karakter,me dinjitet dhe jo Islamik,servila,spiune te poshter,vrases,rrembyes.
Ka fenomene cnjerezore qe ne Evrope jane shprehur qe disa kime qe behen vetem “shqipetaret” mund ti bejne.
Jo se nuk behen ne cdo shtet,por atje behen me aresye,kurse “shqipetaret” e kane si “vyrtyt”.
Kjo tregon qe Ilyret ishin Greke.
Ilyret e kane emrin nga Mithollogjia e Famshme Greke,i Biri i Kadmos dhe i Harmonise,djali me i vogel i tyre,vellai i Tij Polidhoras,motra Ino,Afthonoi,Agavi,dhe Semili emra keto ne Albanistane te pa respektuara dhe te padeshiruara.
Kurse halla e Tij Evropi.
Sa per keto Polis,keshtu quheshin perpara se te vinin Romaket,me vone Qytet nga Cita italisht i kane emrat Greke.
Nike eshte emri i Perendise Greke te Fitores nga Viktore italisht.
Poco Istoria,pak Histori.
Pas luftes ne Marathone nje djalosh i quajture Fidipidis vrapoi distancen nga fusha e Betejes deri ne Athine dhe vdiq pasi dha lajmin Nike d.m.th Fituam.
Edhe ky emer i ketij qyteti,si Apollonia etj jane nga Greke dhe Ilyre nje rrace,jo Islamike.
Edhe Astasia,emer Greke.
Tani do thote dikush qe ne jemi pasarrdhes te Ilyreve pam,varesisht qe identiteti yne eshte (este) Arabe si Emrat,Besen,Festat qe tregojne Dashurine per Allahun Akbar,pamvaresisht qe me Spathi (shpate) e tyre u ngulen ne barqe te te pareve tane,u prene kokat,ju moren djemte nga gjiri i nenave duke i qare per se gjalli.
Prandaj edhe “shqipetaret” nuk kane Spirit (shpirt) se nuk kane as dinjitet,as nder,as gjak.
Te paret tane si Kastrioti e quante Agios Saranda para Osmaneve ju pse (perke) e quani Saranda!
Karavo-Stasi Greqisht quhet vend parkimi per varkat ju perke Karavastas?
Po Argjiro-Kastros,pse i thoni Kestjelle nga (castle) anglisht dhe jo Kastro?
Po Agios Vasilis pse e quanit Shenvasi ne kohen e turkut Enver,pamvaresisht qe beri nje te mire qe shporri Prifterinjte,Hoxhallaret,vendosi emra jo Arabe tek femijte e Tij dhe gjithe Shqiperise.
Po Moskopolin pse voskopoje?
Po Epidamnos pse Durrazo?
Po Ilisus pse Lezhe”
Po Petrulla ne Petrele?
Po Emathia pse ne Mat etj,et,etj,etj,etj.
Ketu lexojme disa emra Greke safi si Kalkidas,Patras,Axileas,Klisura jo Kelcyre qe do te thote vend i ngushte,Koinoni o Bylineve Greqisht qe do te thote bashkim i Bylineve Shqip.
DHIMOSIA,LEONIDHU,VALANIU etj.
Ketu thuhet hapur per Epir Helenik po hajde mbushu “mendjen” myslymaneve te Allahut.
po ti e shkruake mire shqipen si shpjegohet apo te teme e kane shkerdhyer myslymanete dhe dajot e tu grek nuk e pranuan me se u turperuan dhe ti po u mer haken dajove te tu po MOTRA e flet shqipen mire se te tem e kane shkerdhyer shume myslyman pa jeter qe ke motera e vellezer po pse ore i mallkuar e mohon te TATE ke gjare ne DAJO ore te GRISCA te TEM
Aleanca midis katolicizmit e myslimanizmit per te percar realitetin Bizantin!
Ilir mesohet ne mesimet historie ne shkollat e kroacise?
Skiperia nuk hyn ne historin kroate te gjuhesimit sllavisht?
Epidari esht emer i vjetër,skiperia esht emertimi i ri?
@@@Pellazgos: Mesimet dhe Leksjonet e Greqishtes shko dhe mbaj diku tjeter dhe jo ne “Shtepine e Shqipetareve”…
NUK KA PASUR ASNJEHERE “KULTURE-GREKE” NE MALLAKASTER,dhe Shembulli me i mire dhe i Qarte i KULTURES ILIRE ESHTE SE NE MALLAKASTER Gjenden Rrenojat e Bylisti(Ne Ballesh)..si dhe ne Klose Nikea….
Supozimi yte eshte shume Idjote..dhe per te Dhjere themi ne Mallakastriotet,kur na thua se Lajmetari i Maratones qe Vrapoj deri ne Athine(maratonomaku)..na paska dhene Lajmin Nike??Vertet??Ti Genjeshtare, dhe i Tradhur nga Greket per disa Euro….Mos kerko tu “Mesosh” Shqipove Greqishte..sepse e kane Gjuhen e dyte pas Shqipes…AI(Maratonomaku-sipas Poezise) tha :NIKYSAMAI(Fituma)..dhe jo Nike..pra nuk ka asgje te perbashket me Fjalen Fituam(NIKYSAMAI)..me Nike….akoma edhe po ta bejme “e” e vogel “i”..Niki..ndryshojme Vleren e Fjales….pra ti @@Pellazgos..shko dhe Meso me mire perpara se te na “Shesesh” Mencurira, qe nuk kane ASNJE VLERE PER MALLAKASTRIOTET DHE SHQIPETARET..lol