Përse nuk u bë Napoleoni mysliman? Zbulohen fakte të reja

24 Dhjetor 2017, 21:55Bota TEMA

Napoleoni ishte një luftëtar, strateg dhe pushtues i madh. Por ai ishte edhe lojtar politik e fetar. Kur e pushtoi Egjiptin ai njëherë deshi të bëhej mysliman, pastaj hoqi dorë për dy arsye.

Më 1 korrik 1798 Napoleoni shkeli tokën egjiptiane afër Aleksandrisë. Nuk u soll me arrogancë ndaj popullsisë vendase, por u përpoq të fitojë mbështetjen e saj duke treguar simpati për profetin Muhamed – ai, sipas Nepoleonit, ishte «pushtues, sundimtar», i cili kishte ndryshuar «formën e botës».

Ndërsa Jezusi ishte vetëm një «predikues». Ndoshta një konstatim të tillë Napoleoni as që e mendonte seriozisht, fundja ai kishte një qëllim: të luftojë dominimin britanik në Mesdhe dhe ta bënte Egjiptin krahinë franceze. Kështu francezët do të kontrollonin rrugët e shumta tregtare mes Orientit dhe Oksidentit.

Në Aleksandri Napoleoni arriti me 400 anije dhe 36 mijë ushtarë, por ai s’donte të dukej si prijës i një kryqëzate. Përkundrazi: ai dëshironte të dukej si pushtues dashamirës, andaj ndërroi uniformën e tij me veshjen tradicionale arabe dhe kremtoi ditëlindjen e profetit Muhamed. Pa iu tremb syri Napoleoni filloi t’i gënjejë egjiptianët: «Francezët janë myslimanë të vërtetë».

Mandej tha: «E respektoj Kuranin». Në Kajro Napoleoni kërkoi nga imamët që predikimet e xhumasë t’i mbanin në emër të tij. Imami i Universitetit Azhar Abdullah al-Sharkavi iu përgjigj me dinakëri: «Ju po dëshironi të viheni nën mbrojtjen e profetit. Ai ju do juve. Ju po dëshironi që myslimanët arabë të marshojnë nën flamujt tuaj. Bëhuni mysliman!» Napoleoni, siç nënvizon në shënimet e tij, u kundërpërgjigj: «Janë dy vështirësi të cilat mua dhe ushtrinë time na pengojnë të bëhemi mysliman. E para është synetllëku, e dyta vera».

Dhjetë ditë pas zbarkimit të trupave të Napoleonit në Egjipt admirali anglez Horatio Nelson shkatërroi flotën franceze dhe bllokoi rrugët detare. Pas tri vitesh vërtitjeje nëpër Egjipt e Siri francezët u mposhtën nga anglezët dhe më 1801 u dorëzuan.

Pastaj Egjiptin modern e themeloi Mehmet Ali Pasha, një sundimtar osman me origjinë shqiptare. Në luftë kundër Napoleonit u dalluan edhe luftëtarët me origjinë shqiptare.

«Kujt t’i besohet, kur disa Mehmet Alinë e përshkruajnë si përbindësh, bërrylaxhi dhe ngulfatës, vampir gjakpirës të luginës së Nilit, ndërsa të tjerët po atë njeri e shohin si hero të shekullit, Trajan të sundimtarëve myslimanë, restaurues të madh të Orientit?», shkruante historiani Jakob Philipp Fallmerayer.

Për udhëtarin gjerman në Orient, Hermann von Pückler-Muskau, nuk kishte asnjë dilemë: Mehmet Ali Pasha e kishte shndërruar Egjiptin në një trevë të lulëzuar me bujq të kënaqur.

Bashkë me sundimtarin shqiptar të Egjiptit gjermani Hermann von Pückler-Muskau shëtiti nëpër luginën e Nilit dhe bashkë me pashën pinte duhan nga çibuku.
E.R.

3 komente në “Përse nuk u bë Napoleoni mysliman? Zbulohen fakte të reja”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    po si mundet nje njeri te behet kafshe me fytyre njeriu………..myslo!

  2. thone se ; says:

    Napolon Bunaparte ,
    nuk behej kurr musliman sepse rrenjet e tij ,
    jane Ortodoxe Epiriote kombesi Shqiptare ,
    dhe Epiriotet NJIHEN qe kane nji urrejtje te pathologjike kunder truqise .
    Te paret e tij ,kaluan ne italine e Jugut Kalabri nga ku me vone u vendosen pergjithmone ne ishullin e Korsikes .
    Si gjak Epirioti qe ishte kishte ate aftesin e te njohurit mir muslimanet ,prandaj dhe i beri per vehte ,
    e formoj bataljonin musliman ne ushtrine e frikeshme Fraceze te kohes .

  3. krysho ludovik says:

    paska dash me u bo gjyzel ptuu ja shkerdhefte Mehmet Aliu kauret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje