Harry Kane ka shënuar tre gola në fitoren 5-2 që Tottenham arriti Southampton duke u bërë golashënuesi më i mirë në Europë në harkun e vitit kalendarik 2017 dhe njëkohësisht futbollisti që shënon më shumë në historinë e Premier League brenda një viti.
Kane ka shënuar 56 gola në të gjitha ndeshjet zyrtare të 2017-s, dy më shumë se Lionel Messi që e mbylli vitin me 54 gola.
Ndërkohë, qendërsulmuesi ka shënuar 39 gola në Premier League, që nga 1 janari deri më sot, kur Tottenham luajti ndeshjen e fundit. Rekordi mbahej me Alan Shearer me 36 gola.
Në këtë mënyrë, Kane e mbyll vitin me dy rekorde, si pasojë e dy tripletave radhazi në dy ndeshjet e fundit.
Kane shënoi dy golat e parë, që i dhanë mundësinë londinezëve të shkonin të qetë në pushim. Sapo nisi pjesa e dytë, skuadra Pochettino shënoi edhe dy gola të tjerë, këtë herë me anë të mesfushorëve, Dele Alli dhe Heung-Min Son.
Marokeni Sofiane Boufal shënoi golin e parë për Southampton, kur u mbush një orë lojë, por pas tre minuta Kane i çoi shifrat në 5-1, duke realizuar golin e tre presonal. Sfida spektakolare në “Wembley” u mbyll, 5-2 pasi Tadic shënoi një gol “të zgjuar” duke përfituar nga dalja e Lloris.