FOTOT/ Magjia e festave zbret në Elbasan, ja disa shkrepje spektakolare nga qyteti

27 Dhjetor 2017, 15:35Sociale TEMA
FOTOT/ Magjia e festave zbret në Elbasan, ja disa shkrepje spektakolare nga

Përveç atmosferës së përgjithshme pozitive që sjellin festat e fundvitit, ato u dedikohen fëmijëve si kartolinë e veçantë e një viti plot emocion dhe ngjarje për secilin.

Askush nuk gëzohet më shumë se ata nga dritat shumëngjyrëshe apo dhuratat babagjyshit.

Qendra e qytetit të Elbasanit është zbukuruar me një kujdes të veçantë për tu dhuruar kënaqësi fëmijëve dhe të rriturve.

Qytetarët shprehen të lumtur për atmosferën që krijojnë zbukurimet masive të të gjithë qytetit.

Dhe pse koha është e ftohtë, mbrëmja në Elbasan është e mbushur me qytetarë të moshave të ndryshme që preferojnë të kalojnë kohë të bukur në atmosferën e kendshme.

I zbukuruar kaq bukur nga bashkia e Elbasanit, qyteti ka marrë një pamje të magjishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje