VIDEO / Ana e panjohur e Alfred Moisiut, rrëfen njohjen me bashkëshorten e ndjerë

26 Dhjetor 2017, 19:16Sociale TEMA

Alfred Moisiu, ish-presidenti i Shqipërisë, sot 88-vjeç, së bashku me të bijën e tij Mirelën, ka qenë i ftuar në studion e ‘’Pasdites në Top Channel’’.

Ai ka folur më shumë për jetën familjare, marrëdhënien me vajzat, por edhe për faktin se prej vitesh ka provuar ndjesinë e të qenit gjysh.

I pyetur nga moderatorja ish-presidenti ka kujtuar edhe njohjen me bashkëshorten e ndjerë.

Ka qenë 28 nëntor i vitit 1950.

Ajo ishte nxënëse në shkollën e fiskulturës. Jemi njohur në një mbrëmje vallëzimi.

Unë isha 21-22 vjeç dhe ajo 15 vjeç.

E mbajtëm njohjen tonë, megjithëse unë e kisha ndarë mendjen të vazhdoja Akademinë Ushtarake, ta mbaroja komplet formimin tim ushtarak“, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje