Nënkryetarja e Parlamentit, Vasilika Hysi shprehet se Kuvendi i ka pothuajse gati kandidatët e tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sipas Hysit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka përfunduar vlerësimin për kandidatët për KLP nga Avokatura dhe nga pedagogët dhe tani pritet edhe vlerësimi për kandidatin nga shoqëria civile. Pasi të kalohet edhe kjo fazë atëherë komisioni i ligjeve krijon një komision ad hok me 5 anëtarë nga opozita dhe mazhoranca të cilët do të bëjnë vlerësimet të listës finale.
“Procedura qe zhvillon Komisioni i Ligjeve është e përcaktuar qartë në ligj dhe është e përcaktuar në mënyre te detajuar, pra qe do të thotë vazhdimi i procesit duke ngritur një komision Ad Hok me 5 anëtarë, tre nga mazhoranca dhe dy nga opozita ne komisionin e ligjeve. Çdo kandidat për KLP nga Shoqëria Civile duhet të marrë të paktën 4 vota nga komisioni. Anëtarët që do të vijnë nga shoqëria civile në KLP do të jenë 5, dy nga avokatia, dy nga pedagogët dhe një nga shoqëria civile”
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhet nga 11 anëtarë, 6 nga radhët e prokurorëve që do t’i nënshtrohen vetingut dhe 5 nga shoqëria civile. Ndërsa kandidatët nga shoqëria civile janë gati, ende nuk ka asnjë rezultat nga Komisioni Posaçëm i Kualifikimit për prokurorët. Hysi thotë se në këtë fazë procesi është në dorën e prokurorëve
“Kandidatët për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e prokurorëve tashmë i kanë kaluar Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit dhe pa kaluar ata në këtë filtër nuk mund të ngrihet KLP. Duhet të kompletohet me 11 anëtarë në mënyrë që KLP të quhet e ngritur”
Pas përfundimit të procesit të ngritjes së Këshillit të Lartë të prokurorisë dhe atij gjyqësor, brenda 2 muajsh duhet që të ngrihet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Gjykata Speciale. (TemA TV)
DO TE NGRIHET DHE PROKURORIA CPECIALE DHE HETIMI KOMBETAR , POR NE PERFUNDIM ASGJE . NJE BRIME NE UJE .
DO TE DALIN TE GJITHE TE PASTER . PERFUNDIMISHT KY POPULL DO TE SHPETOJ NGA FORTUNA NE GOTE .
Dashte zoti o shoqja Vasilika, te dalin te paster keta te Keshillit te larte te prokurorise, se mos dalin edhe keta mashtruse e hajdute si ata te komisionit te pavarur te kualifikimit… Po mire kush duhet tu beje vetingun ketyre a nje hajdute profesioniste dhe mashtruse ordinere si Suela Zhegu qe keni zgjedh me bo drejtesine? Sueles dhe te shoqit te saj Idi Zhegu, nje kryemaskara, batakci, mashtrues e falsifikator i papam, nuk u dridhej as dora e as shpirti kur u grabiten permes mashtrimeve pasurine nipave e mbesave te saj pas vdekjes se motres dhe vellait tani kjo familje horrrash duhet te beje drejtesi ne Shqiperi. Kuku me det!