Ndahet nga jeta Dr. Arben Runa, kirurgu i Spitalit Ushtarak

28 Dhjetor 2017, 12:30Kulturë TEMA
Ndahet nga jeta Dr. Arben Runa, kirurgu i Spitalit Ushtarak

Dr. Arben Runa, mjeku i njohur i Spitalit Ushtarak humbi një betejë dy vjecare me sëmundjen e tij në mushkeri.

Prej vitit 1993 ai punoi si mjek pranë klinikës mjekësore qeveritare, detyrë që e vazhdoi deri në vitin 2005.

Në vitin 2005 ai u emërua nëndrejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor ku qëndroi deir në vitin 2007.

Më pasi ai drejtoi për tri vite spitalin privat “International” në Durrës, për t’u kthyer më në fund në Spitalin Ushtarak si kirurg në vitin 2010, ku kishte dhe ëndrrën e tij.

Arbeni përveç mjekësisë, kishte një pasion të madh letërsinë dhe publicistikën.

Qysh kur ka qenë student, ai ka botuar një numer ciklesh me poezi dhe tregime kryesisht në gazetat “Studenti” dhe “Zëri i Rinisë”, dhe më pas herë pas here reportazhe dhe artikuj publicistikë në gazetat e pas vitit 1990, kryesisht në gazetën TemA.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje