Mbrëmja e ndërrimit të viteve është një moment i veçantë, i cili në Shqipëri festohet pranë njerëzve më të dashur. Futbollistët që aktivizohen në Kategorinë Superiore, këtë vit kanë menduar që ta festojnë disa prej tyre së bashku.
Lojtari më i mirë i vitit 2017, Sabien Lilaj ka zgjedhur Korçën, teksa ishte nën shoqërinë e disa prej miqve të tij.
Tre futbollistët e Partizanit, Alban Hoxha, Gëzim Krasniqi dhe Idriz Batha, e kanë kaluar së bashku mbrëmjen e ndërrimit të viteve, në një nga klabet e Tiranës.
Sulmuesi i Flamurtarit, Danilo Alvesh ka zgjedhur që ta kalojë me familjen e tij natën e fundit të vitit 2017, duke ftuar edhe disa miq.