E bujshme, Mavraj pranë ekipit të Fenerbahçen

31 Dhjetor 2017, 20:04Sport TEMA

Lajmi më i fundit për futbollistët e Kombëtares shqiptare që mund të ndryshojë skuadër vjen nga Bundesliga dhe bëhet fjalë për mbrojtësin Mërgim Mavraj, që ka një akord me gjigantët e futbollit në Turqi, Fenerbahçen. Kjo skuadër kërkon një alternativë cilësore.

Edhe pse Mavraj ka një kontratë me Hamburg, klubi gjerman nuk do të ishte kundër shitjes së tij dhe po negocion me palën turke për vlerën e kartonit të lojtarit, për një shifër rreth 1,5-2 milionë euro.

Ndërkaq, Mavraj do të përfitojë 1,7 milionë euro në sezon në radhët e klubit turk, ku do të ishte shok skuadre me emra shumë të njohur të futbollit botëror, si Van Persi, Dirar, Skrtel, Valbuena apo Kameni.

Kjo do ta bënte Mavrajn futbollistin më të paguar mes lojtarëve shqiptarë, duke kaluar edhe 1,6 milionë dollarët që përfiton aktualisht Shkëlzen Gashi në SHBA.

Mbrojtësi 31-vjeçar parashikohet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare. Në ditët e ardhshme pritet të zbardhet gjithçka rreth kësaj afere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje