Premier League/ Crystal Palace ndal Manchester Cityn pas 18 fitoreve rradhazi

31 Dhjetor 2017, 15:11Sport TEMA

Pas 18 fitoreve radhazi Manchester City është ndalur nga Crystal Palace.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola, nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0, në kuadër të javës së 21 të “Premier League”.

Miqtë arritën që përgjatë gjithë 90-minutave të dominonin takimin por nuk arritën dot që të tregoheshin të saktë përpara portës.

Por vendësit kishin një mundësi të artë që të merrnin tre pikë në këtë sfidë sikur Milkojevic të shënonte nga pika e bardhë e 11 metërshit në kohën shtesë.

Pas këtij barazimi, City mbetet në vendin e parë më 59 pikë, 14 më shumë se sa Chelsea në vendin e dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje