Dy golat e shënuar ndaj Turqisë duket se kanë ndihmuar Armando Sadikun të gjejë një sistemim të ri në kampionatin e këtij vendi. Sipas mediave turke, transferimi i tij te një nga skuadrat kryesure të Superligës turke është shumë pranë finalzimit dhe mund të mbyllet në ditët e para të janarit.
adiku kërkohet nga ish-skuadra e Sokol Cikalleshit, Istanbul Bashakshehir, e cila në këtë sezon synon titullin kampion dhe po përforcohet për të mbajtur larg rivalët si Beshiktash, Fenerbahçe e Gallatasaraj.
Mediat turke bëjnë të ditur se ka një akord që tani me lojtarin, i cili do të paguhet 900 mijë euro në sezon në kampionatin turk të futbollit.
Problem mbetet formula e transferimit të Sadikut në Turqi, pasi Legia e Varshavës nuk dëshiron ta japë në hauzim, siç e kishin kërkuar fillimisht kryesuesit e kampionatit turk.
Të dy palët vazhdojnë bisedimet për negociatat rreth çmimit, pasi polakët aktualisht kërkojnë 1,5 milionë euro për kartonin e sulmuesit të përfaqësueses me të cilin nënshkruan gjatë verës.