“Ëndrra” e Flamurtarit drejt shuarjes, shtohen ekipet italiane që kërkojnë Memushajn

31 Dhjetor 2017, 12:14Sport TEMA

Ledian Memushaj është vënë në qëndër të shumë klubeve italiane që kërkojnë të marrin shërbimet e tij.

Për lojtarin e kombëtares shqiptare interes kanë shfaqur Frosinone dhe Chievo që prej kohësh kanë kërkuar që vlonjati të jetë pjesë e skuadrave të tyre.

Së fundmi në garë për Memushajn është Spezia e cila luan në Serinë B dhe ka si objektiv për të siguruar një vend në “Play Off”-in që të ngjit në Serinë A.

Kualiteti dhe eksperienca që Memushaj ka do të ishte një ndihmesë e madhe për skuadrën e Spezias që të arrinte objektivin e saj.

Gjithashtu, 31-vjeçari është dhe një “ëndërr” e skuadrës shqiptare Flamurtarit që ka dëshirë që ta afrojë në Superligën Shqiptare, por që deri më tani është një dëshirë që vështirë se mund të realizohet.

Memushaj është një dëshirë e madhe e presidentit të skuadrës vlonjate Sinan Idrizit që ka deklaruar hapur se është i gatshëm të ofrojë një ofertë të majme për ta bindur ish kapitenin e Pescarës që të bëhët lojtari i Flamurtarit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje