Është bërë e modës tashmë që skuadra të ndryshme në Shqipëri të urojnë tifozët e tyre me anë të videomesazheve.
Edhe Partizani ka zgjedhur këtë mënyrë për t’u uruar tifozëve të kuq Vitin e Ri 2018.
Kuptohet, nuk kanë uruar të gjithë futbollistët, por disa prej titullarëve, siç janë kapiteni Idriz Batha, Alban Hoxha, Jurgen Bardhi, Lorenc Trashi, Gerhard Progni dhe afrimi i merkatos së dimrit, vlonjati Bruno Telushi.