Kozniku: Pankina e Kukësit? Do ta pranoja me kënaqësi

28 Dhjetor 2017, 18:36Sport TEMA

Në Shqipëri të gjithë presin të mësojnë se cili do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Kukësit pas largimit të Milinkoviç, me presidentin Safet Gjici që ka marrë në shqyrtim kandidatura të ndryshme.

Një prej emrave të lakuar së fundmi është edhe ai i ish-sulmuesit të njohur kosovar, që ka veshur fanellën e Kroacisë, Ardian Kozniku.

Por gjithçka ka mbetur në nivelin e “interesimit”, pasi Kozniku vetë pranon se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me drejtuesit e Kukësit, edhe pse nuk fsheh se do të ishte i interesuar që të drejtonte këtë klub në të ardhmen.

“E respektoj interesimin e klubit të Kukësit, por unë nuk kam marr ndonjë ofertë zyrtare. Nëse më bëhet një e tillë, do ta pranoja me kënaqësi dhe me gjithë zemër. Por, derisa nuk ka oferte serioze nuk mund të them asgjë. Unë për momentin punoj dhe veproj në Kroaci”, ishin fjalët e 50-vjeçarit për “Telegrafi”.

Kozniku ka vetëm një eksperiencë të mëparshme në karrierën e tij si trajner, pasi ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës në sezonin 2014-2015.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje