Rashica drejt Hanoverit falë ish-kapitenin Altin Lala

28 Dhjetor 2017, 12:07Sport TEMA

Milot Rashica vijon që të jetë një ndër më të spikaturit te Viteshe në Holandë.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës braktisi Shqipërinë pasi nuk u bë pjesë e skuadrës kuqezi që mori pjesë në EURO 2016.

Së fundi, emri i tij ka nisur të përmendet edhe njëherë në merkaton e transferimeve.

Fillimisht një skuadër si Njukasëll doli në skenë, e interesuar për mesfushorin, ndërkohë që se fundmi menaxheri i tij mund të shërbejë për një transferim drejt Bundesligës.

Hanover mund të jetë një destinacion i mundshëm për Rashicën, ndërkohë që Altin Lala mund të shërbejë fare mirë për ta mundësuar këtë transferim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje