Në verë ai u shikua si lideri i Milanit, si futbollisti që më aftësitë dhe figurën e tij do të merrte përsipër përgjegjësi të mëdha në skuadër.
Dhe prandaj drejtuesit i ofruan edhe shiritin e kapitenit Leonardo Bonucci-t.
Por pritshmëritë kanë qenë kryekëput të kundërta me ato të drejtuesve.
Por mbrojtësi italian tani nga shumë specialistë konsiderohet si një nga blerjet më të këqija të sezonit.
Dhe opinioni i fundit nga një prej trajnerëve më të mirë të botës, Fabio Capello, sigurisht që e ka shokuar edhe Bonucci-n kur e ka dëgjuar.
“Me topin në këmbë është më i miri në Itali dhe ndër 3 më të mirët në botë. Por ai nuk di se si të mbrojë, ka probleme të mëdha dhe kjo është thelbësore. Për të, Juvja ishte ambienti perfekt sepse luante me mbrojtjen me 3 lojtarë. Kurse tani me prapavijën me 4 futbollistë po lodhet shumë”, deklaroi Capello.