Vllaznia liron Hasanin, lejëkalimi jepet kundret 1,5 milionë lekëve

27 Dhjetor 2017, 13:34Sport TEMA

Vllaznia i hap rrugën largimit të Edon Hasanit te Sepahani dhe në këmbim kursen disa miliona lekë për arkat e klubit. Më në fund çështja e shumëpërfolur në Shkodër është mbyllur, me klubin që ka marrë dëmshpërblim financiar për largimin e lojtarit, ndërsa 25-vjeçari nga ana e tij do të jetë më në fund në gjendje që të aktivizohet me klubin iranian.

Pas afro dy javëve pezull, më në fund çështja u zgjidh pas akordit të drejtuesve të klubit me futbollistin, që me rrogën prej 400 mijë lekësh të reja ishte një prej më të paguarve të ekipit. Për prishjen e njëanëshme të kontratës, Edon Hasani hoqi dorë nga tre rrogat e prapambetura, për një total prej 1,2 milionë lekë.

Kësaj shifre i shtohet edhe gjoba me vlerë 300 mijë lekë të rinj e vendosur nga klubi kuqeblu ndaj lojtarit për largimin pa leje dhe firmosjen me një tjetër skuadër pa djeninë e drejtuesve.

Mesfushori pranoi termat e vendosur nga Vllaznia, duke sakrifikuar 1,5 milionë lekë të reja nga kontrata e firmosur në fillim të sezonit.Kjo edhe për faktin se nga transferimi te Sepahani, ku firmosi për një vit e gjysmë, Edon Hasani do të përfitojë rreth 100 mijë euro në sezon. Kalimi në Iran ishte një lëvizje e madhe për futbollistin, si në aspektin ekonomik, ku përfitimet janë më të mëdha se në kampionatin shqiptar, por edhe në aspektin sportiv. (SS)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje