Milani ka njoftuar në faqen e vet zyrtare në Twitter se portieri, Gianluigi Donnarumma, do të mungojë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë ndaj Interit.
Ndeshja do të luhet sonte në orë 20:45 në “San Siro” dhe fituesi i këtij dueli përballet me Lazion në gjysmëfinale.
Milani ka njoftuar se në listën e të ftuarve është futur portieri i Primaveras, Matteo Soncin.
“Gigio Donnarumma është larguar nga lista e të ftuarve për Derbin e Milanos dhe është duke iu nënshkruar ekzaminimeve mjekësore.
Në listë është futur portieri i Primaveras Matteo Soncin”, thuhet në njoftimin zyrtar të Milanit në Twitter.